• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kurti në takim me diplomatët perëndimorë në Prishtinë para takimit me Vuçiqin në Bruksel

Kurti në takim me diplomatët perëndimorë në Prishtinë para takimit me Vuçiqin në Bruksel
Prishtinë, 16 gusht 2022 (MIA)- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për integrimet evropiane dhe kryenegociatori në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, është takuar sot pasdite me shefin e zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Shinogi dhe me ambasadorët e të ashtuquajturës “Kuintit”, gjegjësisht pesë vendet perëndimore më me ndikim që kanë misione diplomatike në Kosovë – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për marrëdhënie me publikun e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se takimi u zhvillua në prag të nisjes së Kurtit në Bruksel, ku të enjten më 18 gusht do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. "Në prag të takimeve në Bruksel, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me ambasadorët e vendeve të Kuintit", thuhet në njoftim. Në takim, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë në Prishtinë, u theksua “përkushtimi për bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet” Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të BE-së dhe pesë vendeve perëndimore. U diskutua edhe për takimet e ardhshme në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe “proceset dhe çështjet që kanë të bëjnë me dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”. qa/  

QËNDRONI TË LIDHUR