• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kurti: Mund të shkruaj draft modern evropian të Statutit të AKS gjatë vitit 2024

Kurti: Mund të shkruaj draft modern evropian të Statutit të AKS gjatë vitit 2024

Prishtinë, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur 7 pika me të cilat parashikon normalizimin e raporteve me Serbinë dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike gjatë vitit të ardhshëm, duke theksuar se në vitin 2024, mund ta shkruajë një draft modern evropian në konsultim me ministrat e komuniteteve, Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi.

Në pikën e parë të prioritete kryeministri Kurti parqet sigurinë, për të cilën thotë se “prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim”.

Në konluzionin e dytë, ai kërkon që hetimi për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, të bëhet publik menjëherë, ndërsa Milan Radojçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovës.

Ndërsa në pikën e tretë, Kurti kërkon që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të t’i vendosin sanksione Serbisë, e posaçërisht presidentit Aleksandar Vuçiq, për sjelljet dhe veprimet, siç thotë Kurti, armiqësore e agresore ndaj Kosovës, për eskalimin në veri të vendit tonë dhe për heqje dorë nga Marrëveshja Bazike (nëpërmjet letrës së Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të 14 dhjetorit).

“Kërkesa ime është që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të BE-së dhe ShBA-ve, dhe vendit tonë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE e Partneriteti për Paqe me NATO. Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t’i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte obligimin e njohjes de facto të Kosovës”, thuhet në konkluzionin e 4-të të Kurti.

“Draft statutin mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draftstatuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, shkruan Kurti në Fejsbuk, për pikën e 5-të të Draftstatutin e Asociacionit.

Ndërsa në pikën 6-të ai flet për Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin thotë se, do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024.

“Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, konsideron Kurti në pikën e 7 dhe të fundit të konkluzioneve që i publikoi sot në Fejsbuk. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR