• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti: Ministrat e Drejtësisë punojnë në zgjidhjen e rastit për ekstradimin e Demirit dhe Ismailoviqit

Kurti: Ministrat e Drejtësisë punojnë në zgjidhjen e rastit për ekstradimin e Demirit dhe Ismailoviqit

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot deklaroi se ministrat e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës punojnë në atë që sa më shpejtë të zgjidhet çështja për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit.

"Në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe dy minisitrat tanë të Drejtësisë. Nga ana e Maqedonisë së Veriut ishte Igor Fillkov, ndërsa nga ana e Republikës së Kosovës ishte Albulena Haxhiu. Ata komunikojnë drejtpërdrejtë mes vete dhe angazhohen ta zgjidhin sa më shpejtë këtë rast, duke marrë parasysh se bëhet fjalë edhe për çështje të gjykatave, të prokurorive publike. Ne jemi në situatë kur kemi trashëguar çështje të vjetër, dhe kjo çështje e trashëguar imponon trajtim ligjor, gjyqësor", tha kryeministri i Kosovës.

Kurti shtoi se dy ministrat e Drejtësisë japin maksimum që sa më shpejtë të zgjidhet kjo çështje.

"T'u japim edhe pak kohë të dyve dhe ta zgjidhin këtë problem", tha Kurti.

Mickoski tha se e përkrah atë që e tha Kurti.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është pyetur edhe për atë nëse janë ende në fuqi fletarrestet për ish luftëtarët e UÇK-së, si dhe për mungesën e Ivan Stoiljkoviqit, ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive nga seanca dhe qëndrimet e tij për Kosovën.

"Ne si Qeveri e kemi thënë mes të parëve qëndrimin për Kosovën dhe nuk duhet të lejojmë që këtë temë dikush ta keqpërdor. Të gjitha këto ngjarje janë porosi e qartë për këtë. Tani nëse dikush në mënyrë të vazhdueshme tenton që nga ne, që të njëjtën gjë ta përsërisim, mendoj se do ta humbin thelbin. Mendoj se e tërë kjo që po ndodh sot, paraprakisht në Shkup në vet fillimin e pavarësisë së Kosovës, që e ka bërë Qeveria e Maqedonisë, është parametër dhe tregues i qartë se cili është qëndrimi ynë", tha Mickoski.

Mickoski dhe Kurti sot kanë pasur konferencë për shtyp në Prishtinë pas mbajtjes së seancës së përbashkët qeveritare në Prishtinë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR