• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti: Me vendkalime të përbashkëta kufitare në Bllacë dhe Jazhincë do të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve

Kurti: Me vendkalime të përbashkëta kufitare në Bllacë dhe Jazhincë do të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) – Maqedonia e Veriut dhe Kosova u angazhuan të bëjnë projekte për energji të qëndrueshme dhe efikasitet energjetik, si dhe të rritet dhe thellohet bashkëpunimi ndërmjet ekspertëve të kompanive energjetike nga të dyja vendet. Theks do të vendoset edhe në furnizimin me qymyr, që të sigurohet çmim më i lirë për qytetarët dhe sistem i qëndrueshëm energjetik për përmirësimin e kapaciteteve të të dyja shteteve. Këtë sot e theksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristian Mickoski, pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare në Prishtinë, ku ishin nënshkruar memorandume për bashkëpunim në pjesën e energjetikës, arsimit dhe shkëmbimit tregtar. 

Siç theksoi kryeministri i Kosovës, në pjesën e shkëmbimit tregtar të dyja shtetet do të kenë vendkalime të përbashkëta kufitare në Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë, me çka pritet të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, si dhe të shkurtohet koha e pritjes. Në pjesën e arsimit, Kurti theksoi se Kosova ka shembull të shkëlqyer në arsimin dual në shkollat e mesme, ku iu mundësohet lidhje e drejtpërdrejtë punëdhënësve dhe nxënësve. 

“Memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim në pjesën e arsimit është i përqendruar në aftësimin profesional në arsim. Aftësimi profesional është identifikuar si aspekt kyç në Zonën Evropiane të Arsimit për periudhën e viteve 2023-2030. Kosova dhe Maqedonia e Veriut marrin pjesë në shumë nisma në këtë sektor. Këtu faktor për fuqizim të cilësisë së arsimit të arsimit profesional në Evropën Juglindore, ku dy shtetet tona janë partnere për fuqizimin e aftësimit profesional dhe të arsimit, lidhur me nevojat e tregut të punës”, tha Kurti. 

Jam optimist, shtoi, se vendet në shkëmbimin tregtar do të arrijnë gjysmë miliard. 

“Jam optimist se do të arrijmë gjysmë miliard shkëmbim tregtar, siç biseduam me kryeministrin Mickoski. Sa i përket eksportit të Kosovës, në përgjithësi, ka gjithnjë e më shumë sukses me eksport të industrisë së lehtë, pijeve, ushqimit, lëkurës, përpunimit të tekstilit, veçanërisht përpunimit të drurit dhe metaleve, si dhe sferës teknologjike dhe informatike. Importojmë mall të ndryshëm nga Maqedonia e Veriut dhe jam i bindur se do të arrijmë gjysmë miliard, me çka industritë tona do të shkojnë paralelisht me rritjen e fuqisë blerëse të qytetarëve të dy vendeve tona”, shtoi Kurti. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR