• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kurti: Ende nuk kam vendosur nëse do të shkoj në takimin që ka paralajmëruar Boreli

Kurti: Ende nuk kam vendosur nëse do të shkoj në takimin që ka paralajmëruar Boreli

Prishtinë, 16 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të cilin e paralajmëroi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel. 

Borel dje deklaroi se javën e ardhshme do ta ftojë Kosovën dhe Serbinë në takim për "menaxhim të situatës së krizës". 

“Sa i përket thirrjes së z. Borel për takim në Bruksel, më duket pak e çuditshme, sepse kur pyetëm për takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se fillimisht duhet një deeskalim i situatës. Dhe menjëherë pas kidnapimit të tre policëve nga ana e njësisë speciale serbe, Boreli kërkon takim të nivelit të lartë”, tha Kurti. 

Ai shtoi se thirrja erdhi kur “eskalimi është i lartë sa malet”. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR