• e premte, 27 dhjetor 2024

Kurti dhe Gërvalla do ta përfaqësojnë Kosovën në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të KB-së

Kurti dhe Gërvalla do ta përfaqësojnë Kosovën në seancën e sotme  të Këshillit të Sigurimit të KB-së

Prishtinë, 8 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla do të marrin pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të KB-së, që mbahet me kërkesë të Serbisë, njofton Beta.

Agjencia serbe e lajmeve nga Ministria kosovare e Punëve të Jashtme u informua se Kurti do të mbajë fjalim në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të KB-së për situatën në Kosovë, e caktuar me kërkesë të Beogradit, do të mbahet sonte në Nju-Jork në orën 21 sipas kohës së mesme evropiane, ndërsa Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq. bsh/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR