• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kulla: Padrejtësisht secili vendos kushte për Maqedoninë e Veriut, pavarësisht të drejtave të qytetarëve të saj

Kulla: Padrejtësisht secili vendos kushte për Maqedoninë e Veriut, pavarësisht të drejtave të qytetarëve të saj
Tiranë, 26 qershor 2022 (MIA)- Një nga ekspertët më të njohur të fushës së sigurisë në Shqipëri, Ilir Kulla ka thënë se kjo që po ndodhë me Maqedoninë e Veriut është tallje dhe një padrejtësi që nuk e meriton. Duke folur për veton bullgare që kushtëzon hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, Kulla tha se “secili vendos kushte për Maqedoninë e Veriut, pa dallim të të drejtave të qytetarëve që jetojnë atje”. “E vërteta është që me Maqedoninë, më fal për shprehjen, po tallin trapin të gjithë. Kur ishte historia, Greqia i kushtëzonte emrin, këta tjerët i kushtëzojnë gjuhën, Edi Rama thotë është Bullgaria perëndimore, Serbia i kushtëzon kishën. Po këta qytetarët atje që do bëhen pjesë e BE, këta kanë ndonjë të drejtë? Problemi është se ne e kemi vënë të gjithë Maqedoninë në mes dhe e kemi bërë tamam si sallatë”, tha ai në emisionin Zonë e Lirë. Shton se problemi është çfarë bëhet me Maqedoninë dhe a do të pranojë qeveria e Maqedonisë së Veriut të bjerë si dhe Shqipëria është viktimë e kësaj dhe nuk duhet të pajtohet. “Bullgaria ka miratuar planin francez. Tani do vijmë tek pjesa tjetër, sepse ka një debat politik në Shkup dhe debati politik në Shkup nga kryeministri është që ne nuk e pranojmë planin francez. Ne jemi marrë peng, për një çështje politike që nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Kjo i ka themelet tek një e vërtetë”, thekson mes tjerash Kulla.  

QËNDRONI TË LIDHUR