• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba: Ukraina ka kërkuar nga Rusia që në 48 orët e ardhshme të shpjegojë aktivitetet e saja ushtarake

Kuleba: Ukraina ka kërkuar nga Rusia që në 48 orët e ardhshme të shpjegojë aktivitetet e saja ushtarake
Kiev, 11 shkurt 2022 (MIA)- Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba sot ka deklaruar se vendi i tij ka kërkuar nga Rusia në afat prej 48 orë të shpjegojë aktivitetet e saja ushtarake në afërsi të kufirit me Ukrainën. Kuleba në Tuiter ka shkruar se Kievi zyrtarisht ka filluar mekanizëm për uljen e rrezikut konform paragrafit III të Dokumentit të Vjenës dhe ka kërkuar nga Moska të japë sqarime shtesë për aktivitetet e saja në afërsi të territorit të Ukrainës dhe Krimesë, transmetojnë Agjencitë, Kuleba ka thënë se Rusia ka 48 orë të përgjigjet. “Në rast se nuk ka përgjigje ose nëse ajo është e pamjaftueshme ose i parëndësishëm, Ukraina do t’i drejtohet Rusisë si dhe vendeve tjera nënshkruese të Dokumentit të Vjenës me qëllim të mbajë takim të jashtëzakonshëm në të cilën Rusia do të duhet të përgjigjet”, ka thënë Kuleba. Rusia me javë prapa ka pozicionuar mbi 100.000 ushtarë të saj në afërsi të kufirit me Ukrainën. Moska thekson se nuk planifikon invazion, por kërkon garanci nga Perëndimi se NATO nuk do të zgjerohet në Ukrainë dhe ish republikat tjera sovjetike. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR