• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba: Kjo është katastrofa më e madhe teknologjike në Evropë në dekadat e fundit

Kuleba: Kjo është katastrofa më e madhe teknologjike në Evropë në dekadat e fundit

 Kiev, 6 qershor 2023 (MIA) – Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, e quajti shkatërrimin e digës Nova Kahovka “katastrofën më të madhe teknologjike në Evropë në dekadat e fundit”.

 “Rusia e shkatërroi digën Kahovka dhe në këtë mënyrë e shkaktoi ndoshta  katastrofën më të madhe teknologjike në Evropë në dekadat e fundit. Mijëra civilë janë në rrezik. Ky është një krim i rëndë lufte. E vetmja mënyrë që të ndalohet Rusia, terroristi më të madh i shekullit të 21-të, është ta dëbojmë plotësisht nga Ukraina”, shkroi Kuleba në Tuiter.

 Të përkujtojmë, pjesa e sipërme e hidrocentralit Kahovka, në jug të Ukrainës, u shkatërrua nga granatimet, por vetë diga e rezervuarit nuk është shkatërruar", deklaroi Vladimir Leontiev, shef i administratës së qarkut të qytetit Novokahovka.

 Kanale të shumta Telegram raportuan sonte se hidrocentrali Kahovka, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, thuhet se është shkatërruar plotësisht, ndërsa disa kanë postuar edhe pamjet e digës së shembur. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR