• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kujdes me alkoolin, pa mjete piroteknike në Vitin e Ri, rekomandojnë nga IPSH "Shtëpia e shëndetit Shkup"

Kujdes me alkoolin, pa mjete piroteknike në Vitin e Ri, rekomandojnë nga IPSH

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Nga IPSH "Shtëpia e shëndetit Shkup" në deklaratë për MIA-n bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes me konsumimin e alkoolit dhe të përmbahen nga prëdorimi i mjeteve piroteknike gjatë pritjes së Vitit të Ri 2024. Nga atje shfaqin shpresë për respektim shembullor dhe përmbajtje të rekomandimeve, me qëllim që festat e fundvitit të jenë në disponim të këndshëm dhe të hareshëm për të gjithë.

"Për shkak të festimeve në vijim, Shërbimi për Ndihmë të shpejtë mjekësore rekomandon marrje të rregullt të terapisë tek të sëmurët kronik, të kihet kudjes me konsumimin e ushqimit tek ata persona të cilët kanë pasur agjërime krishtlindjesh, shfrytëzim të matur të pijeve alkoolike në mënyrë që të evitohen pasojat e padëshiruara - helmime nga alkooli, rrahje dhe fatkeqësi komunikacioni. Posaçërisht i bëhet thirrje populaltës më të re dhe të miturve të mos prëdorin pije alkoolike, për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, Më pas, për,bajtje nga prëdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për shkak të evitimit të lëndimeve të padëshiruara, të djegurave dhe pasojave të tjera mët ë rënda", theksojnë nga institucioni për MIA-n.

Gjatë festave të fundvitit, nga ky institucion potencojnë se do të kujdesen për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.

"Më 31 dhjetor, e diel, gjatë ditës dhe natës së Vitit të Ri, si dhe më 1 janar, kujdestare dhe të kapshme do të jenë ordinancat kujdestare për mbrojtje shëndetësore në ndërrimin e tretë, e diel dhe festa në poliklinkat Jane Sandanski, Pair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Për festat e krishtlindjes - 7 dhe 8 janar, për qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, do të punojnë ordinancat kujdestare për mbrojtje shëndetësore në ndërrimin e tretë, e diel dhe festa në poliklinikat Jane Sandanski, Pair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar", sqarojnë nga institucioni.

Me orar të përditshëm për festat e fundvitit do të funksionojë edhe njësia për mjekim shtëpiak. ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR