• e premte, 27 dhjetor 2024

Qeveria kufizoi marzhën e fitimit për pajisjet shkollore

Qeveria kufizoi marzhën e fitimit për pajisjet shkollore

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Qeveria solli vendim për kufizimin e marzhës për pajisje shkollore dhe atë për 5 për qind për shitjen me shumicë dhe 10 për qind për shitjen me pakicë, informon kryeministri Hristijan Mickoski.

Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, kufizimi i marzhës është në kuadër të fushatës "Më pak shpenzime, më shumë për ty! Kujdesemi", ndërsa vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë.

Njoftoi se edhe më tutje do të ketë kufizime të marzhave dhe profitit të individëve, të cilët, siç tha, gjenerojnë profit dhe me atë e rrisin inflacionin.

I pyetur nëse është dashur të bëhet më parë zbatimi i kësaj mase, tha se nuk është vonë për ta zbatuar dhe shtoi se do të vijojnë masa për mbrojtjen e shportës së vjeshtës dhe dimrit. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR