• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kufizohen çmimet e domateve, specave, qepëve, bananeve, portokajve, limonit,...

Kufizohen çmimet e domateve, specave, qepëve, bananeve, portokajve, limonit,...

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Qeveria sot duhet t'i konfirmojë çmimet më të larta të një pjese të pemëve dhe perimeve. Me vendimin do të përfshihen domatet, trangujt, qepët, lulelakra, specat, fasulet, thjerrëzat, bananet, portokajtë, mandarinat dhe limonët.

Siç kumtoi dje ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, analizat e të dhënave për këto prodhime kanë përfunduar.

Bekteshi njëheri u bëri thirrje qytetarëve që të japin kontribut në plotësimin e listës së produkteve.   

"Nesër do të caktohen çmimet më të larta për domatet, trangujt, qepët, lulelakrën, specat, fasulet, thjerrëzat, bananet, portokajtë, mandarinat dhe limonët. U bëj thirrje qytetarëve gjithashtu të kontribuojnë në pjesën e plotësimit të lustës së prodhimeve, su dhe të çmimeve për të cilat ata konsiderojnë se duhet të ngrihen në pjesën e frutave dhe perimeve apo prodhimeve të tjera. Kujdesemi së bashku", thekson dje Bekteshi.

Qeveria tashmë e ngriu çmimin të një pjese të prodhimeve për higjienë, të brumërave, prodhimeve të qumështit dhe të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë deri 450 gramë. 

Sipas ministrit Bekteshi, ngrirja e çmimeve është masë që jep rezultate dhe është e mundur të prolongohet tek disa prodhime edhe pas afatit të konfirmuar të fundit, nëse vlerësohet se për këtë ka nevojë. Po ashtu, paralajmëroi se nuk janë përjashtuar edhe intervenime tjera të tilla.

Ministri është decid se nuk do të ketë shtrenjtim të menjëhershëm të produkteve kur të ndërpriten të vlejnë vendimet qeveritare për ngritrjen e çmimeve. bbsh/

QËNDRONI TË LIDHUR