• e mërkurë, 16 tetor 2024

Kuajt në Kopshtin zoologjik në Shkup janë helmuar

Kuajt në Kopshtin zoologjik në Shkup janë helmuar

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Kuajt për shumim në Kopshtin zoologjik në Shkup janë helmuar me helm me veprim të shpejtë, njoftoi Kopshti zoologjik Shkup në profilin zyrtar në Fejsbuk.

Në status shkruan se rezultatet zyrtare nga rezultatet e obduksionit tregojnë se kuajt janë helmuar me helm me veprim të shpejtë.

Rezultatet nga obduksioni u janë dërguar MPB-së dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari për veprim të mëtutjeshëm. Është parashtruar edhe padi penale, ndërsa për kryerësin e veprimit po gjurmohet dhe po kontrollohen të gjitha xhirimet nga kamerat e sigurisë.

Kopshti zoologjik Shkup u bëri thirrje MPB-së dhe Prokurorisë të veprojnë sa më shpejtë me qëllim të sanksionimit të kryerësit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR