KSU-USHCM: Apel Qeverisë dhe MASH ta vazhdojnë transportin falas për studentët në vitin 2025
- Kuvendi Studentor Universitar pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup (KSU-USHCM) realizoi takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për mundësinë e ndërprerjes së transportit falas për studentët në kryeqytet.
- Post By Sara Ademi
- 15:21, 23 dhjetor, 2024
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Kuvendi Studentor Universitar pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup (KSU-USHCM) realizoi takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për mundësinë e ndërprerjes së transportit falas për studentët në kryeqytet.
"Për të vazhduar transportin falas për studentët, nevojitet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrë vendim unanim me vlerën e mjeteve që do të zhvendosen për këtë qëllim. Me këtë masë do të obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës të transferojë mjete për transportin falas të studentëve të parashikuara në xhirollogarinë për standardin studentor sipas Buxhetit për vitin 2025", thuhet në kumtesë.
Kuvendi Studentor Universitar i dërgon apel publik Qeverisë dhe MASH-it ta marrin vendimin e nevojshëm në mbledhjen e Qeverisë më 24 dhjetor të vitit 2024 me qëllim, siç theksojnë, NQP "Shkup" të mund ta vazhdojë transportin falas për studentët në vitin 2025.
Nga KSU-USHCM theksojnë se mbesin në luftën për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit të studentëve. sa/
Foto: KSU-USHCM