• e shtunë, 23 nëntor 2024

KSL në protestë para Kuvendit për shkak të miratimit të Ligjit për nëpunësit administrativ

KSL në protestë para Kuvendit për shkak të miratimit të Ligjit për nëpunësit administrativ

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Konfederata e sindikatave të lira (KSL) sot para shtëpisë ligjvënëse e shprehi pakënaqësinë e vet për shkak të miratimit të Propozim-ligjit për nëpunësit administrativ, i cili ka hyrë në procedurë kuvendore të shkurtuar.

Me Propozim-ligjin për nëpunësit administrativ, kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski thotë se nuk janë përfshirë të drejtat kruciale të punëtorit, nxjerrja e rrogës minimale, si dhe mosrespektimi i Ligjit për rrogën minimale.

"Ky ligj nuk ka asgjë evropiane, me këtë ligj vetëm nxitet nepotizmi dhe primitivizmi. Nxjerrja e rrogës minimale të vlejë nga marsi, ndërsa të gjitha dispozitat nga data 01.01.2025, mendojmë se nuk është koha të sillet një ligj i këtillë, siç e tregojnë, reformues dhe evropian, ndërkaq që nuk ka asgjë evropiane, as reformuese", tha Rallpovski.

Theksoi se pjesa më e madhe e punëtorëve në sektorin publik do të vazhdojnë të marrin rrogë minimale dhe nuk do të marrin harmonizim të rrogave në mars, dhe siç tha, nuk mund të ketë nëpunës shtetërore të cilët marrin rrogë minimale, ndërkaq të kërkohet profesionalizëm nga administrata.

"Ky ligj që i është bashkangjitur ENER-it u lejua për debat publik, por ky ligj nuk u vendosë në ENER, ne për herë të parë e pamë në procedurë kuvendore. Ky ligj është kontrabanduar, pa debat publik dhe nuk e di pse deputetët nga shumica tentuan të na anashkalojnë ne si sindikata të cilat kërkojmë debat publik. Nuk e di cila është nevoja, ne treguam që gjatë nënshkrimit të marrëvehsjes kolektive se kemi pengesë, por edhe atëherë treguam, ndërsa do të themi edhe tani se do t'i mbrojmë të drejtat tona ashtu siç i mbrojtëm me vite, përmes protestave dhe grevave",tha Rallpovski.

Premtimi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive nga ana e minsitrit të Financave, Famtir Besimi dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, se do ta rinegociojmë këtë pjesë të Ligjit, Rallpovski tha se nuk është përmbushur.

"Dukshëm gjetëm partner me të cilin dëshirojnë ta nënshkruajnë marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe kjo pjesë që ishte premtuar nga ministri Besimi dhe ministrja Jovana Trençevska, nuk u përmbush, kështu që u nënshkrua pa u zgjehdur ky problem", shtoi Rallpovski. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR