• e shtunë, 23 nëntor 2024

KSL me akademi solemne e shënoi Ditën ndërkombëtare të punës

KSL me akademi solemne e shënoi Ditën ndërkombëtare të punës

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Konfederata e sintikatave të lira të Maqedonisë (KSL) sot me akademi solemne e ka shënuar 1 Majin - Ditën ndërkombëtare të punës.

Kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski ua ka uruar 1 Majin të gjithë punëtorëve në vend dhe ka shprehur mirënjohje për VMRO-DPMNE-në, e cila, siç tha i është përgjigjur thirrjes së Akademisë publike për prezantimin e programit.

"Vitet e kaluara, shikoni në parrullat rreth nesh, çka ka ndodh në vend. Mund të them se një kaos, që është bartur në marrëdhënie pune sot duam ta pastrojmë me ato parti politike që pretendojnë të jenë në pushtet. Sot është biseduar për mosrespektimin e ligjeve dhe marrëveshjet kolektive, kjo është një nga përcaktimet tona fillestare, të cilën e kërkojmë nga viti 2018 nëpër rrugët e Maqedonisë, me dhjetëra protesta dhe greva të sindikatave të caktuara", tha Rallpovski. 

Shtoi se respektohet pjesërisht, nuk respektohet plotësisht dhe për këtë sot kanë kërkuar nga partitë politike të vijnë këtu dhe t'i prezantojnë progtamet e tyre, t'i thonë mendimet e tyre, punën që do ta bartin në Qeveri. "Në të ardhmen a të presim një kaos të këtillë ose gjërat do të vijnë në vendin e vet", tha Rallpovski.

Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski dhe zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së dhe kandidate për deputetë Marija Miteva ishin pjesë e delegacionit të kësaj partie.

Vellkovski ua uroi 1 Majin të gjithë punëtorëve në vend dhe porositi që të gjithë punonjësit çdo ditë të luftojnë për të drejtat e tyre. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR