• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KSHZ-ja miratoi konkluzë mbi përfundimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale

KSHZ-ja miratoi konkluzë mbi përfundimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme solli konkluzion mbi përfundimin e rezultateve për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, raundi i parë.

Sipas konkluzës, për zgjedhjet e mbajtura më 24.4.2024, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore ka qenë 1.814.317 votues, nga të cilët votuan 905 622. Fletëvotime të pavlefshme ishin 908 720, lista të vlefshme 881 040, ndërsa lista të pavlefshme 24 560.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se kandidati për president Stevo Pendarovski ka marrë 780 499, Gordana Siljanovska Davkova 363 085, Stevço Jakimovski 8 121, Bujar Osmani 120 811, Biljana Vankovska 41 331, Arben Taravari 83 337 dhe Maksim Dimitrievski 83 855. 

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet më 8 maj, do të votohet për kandidatët për president Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Për zgjedhjet e ardhshme për president, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë akreditime nga 52 vëzhgues vendorë, 11 ndërkombëtarë dhe pesë gazetarë të huaj, të njëjtët kanë dorëzuar edhe kërkesë për zgjedhjet për deputetë në Kuvend, kumtuan në seancën e sotme të KSHZ-së.

Në seancën e sotme KZHZ-ja madje miratoi edhe procesverbalin e seancës së 97-të dhe 98-të. qa/

Foto: printskrin/KSHZ

QËNDRONI TË LIDHUR