• e enjte, 26 dhjetor 2024

KSHZ-ja ia dorëzoi certifikatën deputetit të ri të ASH-së Memedi

KSHZ-ja ia dorëzoi certifikatën deputetit të ri të ASH-së Memedi

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) sot ka mbajtur seancë, në të cilën konstatoi se Remzi Memedi nga Njësia zgjedhore 5 nga lista e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa është deputeti i ri në Kuvend.

Atij sot i është dorëzuar certifikata për pjesën e mbetur të mandatit në Parlament.

Memedi vjen në vendin e bashkëpartiakut të tij Surija Rushiti, dorëheqja e të cilit u konstatua nga Kuvendi.

Rushiti është drejtori i ri i MEPSO-s pasi që Aleanca për Shqiptarët hyri në koalicionin qeveriar. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR