• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KSHZ zgjedhjet presidenciale: Gordana Siljanovska Davkova - 361.279 vota (64,30%), Stevo Pendarovski - 166.120 (29,57%)

KSHZ zgjedhjet presidenciale: Gordana Siljanovska Davkova - 361.279 vota (64,30%), Stevo Pendarovski - 166.120 (29,57%)

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Rezultatet e para të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i publikon në ueb faqen e vet, tregojnë se nga rreth 70 për qind e votave të numëruara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova udhëheq me 361.279 vota të fituara (64,30%), ndërsa Stevo Pendarovski nga LSDM ka gjithsej 166.120 (29,57%).

Sipas të dhënave të KSHZ-së, Siljanovska Davkova udhëheq në 67 komuna, ndërsa Pendarovski në 12.

Për president në raundin e dytë të votimeve do të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave, nëse për të kanë votuar mbi 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 votues përcaktuar sipas Kodit zgjedhor dhe 362.864 zgjedhës.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sonte deklaroi se sipas të dhënave të marra deri në orën 18:30 dalja në zgjedhjet për president të shtetit ka qenë 46,34 për qind.

KSHZ-ja i publikon rezultatet fillestare të votimit në mënyrë elektronike dhe të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet e procesverbalit nga KKZ-ja në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Rezultatet përfundimtare KSHZ-ja i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR