• e shtunë, 23 nëntor 2024

KSHZ zgjedhje parlamentare: VMRO-DPMNE 35,70%, BDI 20,48%, VLEN 17,37%, LSDM 12,14%, E majta 5,74%, ZNAM 4,18%

KSHZ zgjedhje parlamentare: VMRO-DPMNE 35,70%, BDI 20,48%, VLEN 17,37%, LSDM 12,14%, E majta 5,74%, ZNAM 4,18%

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e sotme parlamentare të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në ueb-faqen e saj, tregojnë se nga  40,70 për qind e vendvotimeve të përpunuara, Koalicioni "Maqedonia e jotja" e VMRO-DPMNE-së ka fituar 118 498 vota (35,70%), Fronti Evropian i BDI-së 67 959 (20,48%), Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar "VLEN" 57 648 (17,37%), ndërsa Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM   40 281 vota (12,14%).

E majta ka 19 036 (5,74%), Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë 13 886 (4,18%). Partitë dhe koalicionet e tjera të cilat morën pjesë në zgjedhje kishin nën një për qind vota. 

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kishin 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. 

U votua në bazë të modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk u realizua sepse nuk pati numër të mjaftueshëm të qytetarëve të regjistruar. 

Në Njësinë e Parë Zgjedhore ka 313.183 votues, në të Dytën 321.087, në të Tretën 275.034, në të Katërtën 278.721, në të Pestën 310.216 dhe në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore 317.109 votues. 

KSHZ rezultatet e para të votimit të mara në mënyrë elektronike i publikon vazhdimisht, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. 

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. 

Këto janë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga pavarësia e shtetit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR