• e enjte, 26 dhjetor 2024

KSHZ: Votimi në burgje rrjedh pa probleme

KSHZ: Votimi në burgje rrjedh pa probleme

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Votimi për zgjedhjet presidenciale në 14-të institucionet ndëshkuese-korrigjuese në vend deri në këtë moment zhvillohet pa probleme, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

"Në vendvotime në 14 institucione ndëshkuese-korrigjuese të drejtën e tyre të votës mund të realizojnë 2.147 votues. Të gjitha vendvotimet në institucionet ndëshkuese-korrigjuese janë hapur në orën 07:00 të mengjesit dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00. Deri në këtë moment votimi ka vazhduar pa probleme", thuhen në kumtesën e KSHZ-së.

Sot, 2.569 votues të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë në 31 vendvotime në Përfaqësitë diplomatike konsullare (PDK) ku janë regjistruar për të votuar, e aplikimet e të cilëve janë pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Të drejtën e votës në qendrën e vetme për personat e zhvendosur brenda vendit do ta realizojnë edhe dy votues, të cilët udhëhiqen si të zhvendosur brenda vendit.

Непречено се одвива гласањето на штитениците од Домот за стари лица „Киро Крстески – Платник“ во Прилеп за првиот круг од Претседателските избори. Правото на глас во Домот денеска го остварув

Gjatë ditës së sotme, këshillat zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do ta realizojnë votimin e personave, të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm, ndërsa ata të cilët kanë dorëzuar njoftime me dokumentacion përkatës deri te komisionet komunale zgjedhore. Të drejtën e votës në shtëpitë e tyre do ta ralizojnë 6.935 qytetarë të regjistruar si të sëmurë apo të pafuqishëm.

Sot 534 votues, të cilët janë të vendosur në 20 qendra për përkujdesje jashtëfamiljare, do të kenë mundësinë të ralizojnë të drejtën e votës në qendrën ku janë vendosur.

Të drejtën e votës në Listën zgjedhore për Zgjedhjet presidenciale janë regjistruar gjithsej 1.814.317 votues.

Nga KSHZ-ja informojnë se ka interesim të madh për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve nga organizatat dhe mediat vendore, të huaja dhe ato ndërkombëatre.

KSHZ-ja deri tani ka dhënë akreditime për 342 vëzhgues vendas, 517 të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj.

Faqja e internetit e KSHZ-së është gjithashtu e disponueshme për të gjithë qytetarët në www.sec.mk, si dhe faqet e rrjeteve sociale Fejsbuk, X, Instagram, si dhe në kalanin Jutjub, ku do të mund të gjejnë infromacione me kohë dhe të sakta lidhur me zgjedhjet. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR