• e enjte, 26 dhjetor 2024

KSHZ: Qytetarët do të mund të votojnë me dokumente vlefshmëria e të cilave ka skaduar në nëntë muajt e fundit deri në ditën e zgjedhjeve

KSHZ: Qytetarët do të mund të votojnë me dokumente vlefshmëria e të cilave ka skaduar në nëntë muajt e fundit deri në ditën e zgjedhjeve

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi, vlefshmëria e së cilës ka ka skaduar në afatin prej nëntë muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, njoftoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Siç kumtuan nga atje, në përputhje me ndryshimet në Kodin zgjedhor, në Listën zgjedhore shkruhen të gjithë shtetasit me 18 vite ta mbushura që nga dita e zgjedhjeve, sipas aktit për shpalljen e zgjedhjeve, të cilët kanë vendbanim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

"Kjo konkretisht do të thotë se në zgjedhjet presidenciale do të mund të votojnë qytetarët të cilëve u kanë skaduar dokumentet personale për çfarëdo arsye, me ligj ose për shkak të afatit të vlefshmërisë nga 24.07.2023 deri në ditën e zgjedhjeve 24.04.2024, dhe në zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë qytetarët të cilëve për çfarëdo arsye, me ligj ose për shkakt ë afatit të vlefshmërisë u kanë skaduar dokumentet personale nga data 08.08.2023 deri në ditën e zgjedhjeve 05.08.2024.

Ky njoftim, siç theksuan nga KSHZ-ja, do të jetë pjesë përbërëse e Udhëzimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për mënyrën e përcaktimit të identitetit të votuesve, sipas të cilit KSHZ do të kryejë edhe trajnimin ligjor të obligueshëm për të gjitha këshillat zgjedhore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR