• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KSHZ pas mbi 70% të votave të numëruara: Gordana Siljanovska Davkova - 39,15%, Stevo Pendarovski - 19,19%

KSHZ pas mbi 70% të votave të numëruara: Gordana Siljanovska Davkova - 39,15%, Stevo Pendarovski - 19,19%

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Rezultatet e para që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i publikon në ueb faqen e saj tregojnë se nga 71,19 për qind e votave të përpunuara, gjegjësisht 2.490 nga gjithsej 3.508 vendvotime, prin kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova me 247.366 vota (39,15%), para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 121.228 vota (19,19%).

I treti është Bujar Osmani nga Fronti Evropian me 92.135 vota (14.58%), Arben Taravari nga koalicioni VLEN 66.262 vota (10.49%), Maksim Dimitrievski nga ZNAM 53.223 vota (8.42%), Biljana Vankovska nga E Majta 28.445 vota (4.50 %) dhe Stevço Jakimovski nga GROM 5467 vota (0,87%).

Qendrat e votimit janë hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Ata mund të votojnë për njërin nga shtatë kandidatët në 3,480 qendra votimi.

KSHZ-ja i publikon rezultatet e para të votimit në mënyrë elektronike në mënyrë të njëpasnjëshme dhe rezultatet e procesverbalit nga KKZ-ja brenda 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. 

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme presidenciale deri në orën 18 ka qenë 47,61 për qind dhe është më e lartë se zgjedhjet e fundit për shefin e shtetit në vitin 2019 ku deri në orën 19 në zgjedhje kanë dalë gjithsej 41,67 për qind e votuesve të regjistruar.

Për president do të zgjidhet kandidati që ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, pra 907.159 vota. Nëse asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e duhur, do të organizohet raund i dytë në të cilin shkojnë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale të drejtpërdrejta që nga pavarësia e vendit. Ato të mëparshme janë mbajtur në vitin 1994, 1999, 2004, 2009, 2014 dhe 2019.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR