• e enjte, 26 dhjetor 2024

KSHZ: Nuk jemi kompetent për njoftimin e mediave gjatë kohës së heshtjes zgjedhore

KSHZ: Nuk jemi kompetent për njoftimin e mediave gjatë kohës së heshtjes zgjedhore

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot kumtoi se në pajtim me Kodin Zgjedhor, KSHZ nuk ka kompetencë për rregullimin e njoftimit të mediave, prandaj ju udhëzojmë në Udhëzuesin nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

"Në pajtim me nenin 69 а të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve edhe në rrethin e pare edhe në rrethin e dytë të votimit nuk lejohet të zgjatë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Kjo çështje është e rregulluar në Kalendarët e afateve për Zgjedhjet Presidenciale dhe Zgjedhjeve Parlamentare 2024 që janë miratuar dhe janë bërë publike më 14.02.2024", theksojnë nga KSHZ-ja.

Në Kalendarin e afateve për Zgjedhjet presidenciale është cekur që fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill dhe zgjatë deri më 22 prill deri në orën 24. Në Kalendarin e afateve për Zgjedhjet parlamentare, KSHZ ka përcaktuar që fushatat për zgjedhjet parlamentare fillon më 18 prill dhe zgjatë deri më 6 maj në orën 24.

"Në përputhje me të lartpërmendurën, nuk ekziston asnjë bazë ligjore as kompetencë dhe as e drejtë e KSHZ-së që me akt nënligjor ta ndërpresë, shkurtojë apo vazhdojë cilëndo fushatë zgjedhore. Në pajtim me gjithë këtë, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, KSHZ tashmë ka publikuar paraprakisht se vazhdon të zhvillohet fushata për zgjedhjet parlamentare", theksohet në kumtesën e KSHZ-së.

 

Агенцијата за аудио и аудиовизуелни медиумски услуги апелира, во услови кога е прогласена вонредна ситуација поради коронавирусот, на сите медиуми - електронски, печатени и онлајн медиуми - д

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) përkujtoi se sot përfundon fushata zgjedhore për rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024, pra nga mesnata fillon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në orën 19 më 24 prill. Nga atje theksojnë se gjatë heshtjes më 23 dhe 24 prill (deri në orën 19), thekson ASHMAA, ndalohet mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.

"Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi: i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audioviziv që lidhet ose në të cilin pjesëmarrësit marrin pjesë në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është e hapur ose e fshehtë në funksion të fushatës së dikujt zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimin e votuesve,  të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në një fushatë zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të pozitave në organet qeveritare", thuhet në njoftimin e sotëm nga ASHMAA.

Në këtë periudhë është lejuar emetimi i prezantimit politik pa pagesë dhe reklamimi politik i paguar në fushatë zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare.

Njëherit, në ditët e heshtjes zgjedhore është lejuar emetimi i fushatës reklamuese edukative të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për Zgjedhjet e vitit 2024.

Agjencia, theksojnë nga atje, pret të gjithë radiodifuzerët, duke filluar nga sonte në mesnatë, ta përshtatin programin e tyre për heshtjen zgjedhore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR