• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KSHZ: Nesër fillon verifikimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

KSHZ: Nesër fillon verifikimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Nesër më 28 shkurt në të gjitha njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), fillon verifikimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Siç u tha në seancën e sotme të KSHZ-së, verifikimi në Listën zgjedhore do të zgjasë deri më 18 mars, ndërsa në njësitë dhe zyrat rajonale, mund të bëhet edhe përmes ueb faqes https://izbirackispisok.gov.mk/

Në njësitë rajonale do të mund të parashtrohen edhe kërkesa me shkrim për regjistrim, plotësim ose shlyerje e të dhënave të qytetarëve në Listën zgjedhore.

Konform Afatit ligjor dhe Kodit zgjedhor, Lista zgjedhore që do të shkojë në zgjedhje mbyllet dhe nënshkruhet më së voni 15 ditë para zgjedhjeve.

"Në interes të transparencës së procesit zgjedhor, apelojmë deri te qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën dhe t'i verifikojnë të dhënat e tyre. Konform Konform Afatit ligjor dhe Kodit zgjedhor, të dhënat për Listën zgjedhore janë vendosur në verifikim me gjendjen nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, 14 shkurti, ndërsa pas verifikimit publik, nëse ka kërkesa të bazuara për ndryshime të caktuara KSHZ-ja do të veprojë në mënyrë përkatëse", theksoi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.  

Ai përkujtoi se adresat dhe zyrat e njësiteve rajonale janë vendosur në ueb faqen e KSH-së, si dhe pothuajse të gjithë janë të akomonduar në selitë e pushteteve lokale të komunave.

"Këto janë njësitet dhe zyrat e njejta rajonale ku për momentin rrjedh procedura për grumbullimin e nënshkrimeve. Krahas verifikimit të drejtpërdrejt, publik në njësitet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, qytetarët mund të kryejnë kontrollë edhe në ueba faqen https://izbirackispisok.gov.mk/, ndërsa menjëherë në zyrat rajonale mund të parashtrojnë kërkesa me shkrim për regjistrim, plotësim dhe shlyerje të të dhënave të tyre në Listën zgjedhore - nëse ndonjë qytetar nuk është i regjistruar bnë Listën zgjedhore, ose nëse është regjistruar, ndërsa nuk ka të drejtë zgjedhore ose nuk ka vendbanim në rajonin e komunës, nëse ndonjë person ka vdekur ndërkohë, nëse është ndërruar adresa ose emri personal, gjegjësisht nëse janë gabimisht të regjistruar", sqaroi Kondarko.

Gjatë verifikimit dhe numrit të qytetarëve, që do të kryejnë verifikim, KSHZ-ja, përmendi Kondarko, do të informojë në bazë ditore dhe vazhdimisht do të apelojë që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyren në interes të procesit zgjedhor.

Krahas Thirrjes publike për verifikim të të dhënave në Liustën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, KSHZ-ja në seancën e sotme e miratoi edhe Udhëzimin për zbatimin e verifikimit publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR