• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KSHZ i publikoi rezultatet fillestare të zgjedhjeve presidenciale, Siljanovska Davkova me përparësi më shumë se dyfish para Pendarovskit

KSHZ i publikoi rezultatet fillestare të zgjedhjeve presidenciale, Siljanovska Davkova me përparësi më shumë se dyfish para Pendarovskit

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në konferencë për media i publikoi rezultatet e para jozyrtare nga rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, me çka edhe zyrtarisht fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa eventuale për votimin. Është e sigurt se fituese në zgjedhje është kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova, e cila siç publikoi KSHZ nga rezultatet e mara deri në orën 22:20, nga 84, 26 për qind të votave të numëruara, ka fituar 457.111 vota, përderisa kundërkandidati i saj Stevo Pendarovski  206.407 vota. 

Në këto vendvotime (84,26  për qind) nga 1.509.715 të regjistruar në Listën Zgjedhore kanë votuar  704.885 votues ose  46,69 për qind. Të vlefshme janë  663.457 vota, të pavlefshme 40.193.

Në bazë të librit të afateve për zgjedhjet presidenciale, rezultatet e para të zgjedhjeve të mara në mënyrë elektronike, KSHZ i publikon vazhdimisht, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet nga Komisionet Komunale Zgjedhore në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. 

Rezultatet përfundimtare KSHZ-ja i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Për presidenti të Republikës, në raundin e dytë të zgjedhjeve është zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave nga zgjedhësit që kanë votuar, nëse kanë votuar mbi 40 për qind e zgjedhësve.

KSHZ me vendim do ta përsërisë votimin në vendvotime në të cilat e ka anuluar votimin, vetëm nëse numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në ato vendvotime në nivel të njësisë zgjedhore, ndikon mbi rezultatet e përgjithshme. 

Në rastet kur KSHZ-ja me vendim e përsërit votimin në rrethin e dytë zgjedhor në bazë të listave të kandidatëve, votimi i përsëritur në rrethin e dytë zgjedhor mbahet brenda 14 ditëve nga përfundimi i rrethit të dytë të votimit në afatet e përcaktuara me KSHZ-ja në pajtim me Kodin Zgjedhor.

Mandati i presidentit aktual të shtetit, Strevo Pendarovski skadon të dielën, më 12 maj, kështu që atëherë duhet të bëhet inaugurimi i presidentes së re, Siljanovska Davkova. Seancën parlamentare duhet ta caktojë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR