• e shtunë, 23 nëntor 2024

KSHZ e refuzoi ankesën e "Frontit evropian" për vendvotimin në Llërcë

KSHZ e refuzoi ankesën e

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot pasdite nuk e pranoi ankesën e Frontit evropian për rivotimin në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë në Komunën e Zhelinës. Me vendimin e KSHZ-së kandidatët kanë të drejtë padie në Gjykatën administrative e cila duhet të vendosë n[ afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.

Përfaqësuesja e autorizuar i Frontit evropian, avokatja Ana Zharevska nga zyra e avokatit mefail Arsllani theksoi se ankesa ka të bëjë me shkeljet e procedurës për votim, si dhe për procedurën për konstatim dhe grumbullim të rezultateve.

"Ankesa për mbrojtje të së drejtës votuese të parashtruesve të listave nga ana e koalicionit Fronti evropian ka të bëjë me vendvotimin 2101 për komunën e Zhelinës, Ka të bëjë me shkelje të procedurës së votimit, si dhe procedurën për konstatim dhe grumbullim të rezultateve, më saktë nuk janë respektuar dispozitat e nenit 151 paragrafi 1 alinea 1, 2, 6 dhe 7 të Kodit zgjedhor. Arsyetimet në pikëpamje të shkeljeve janë dhënë në vetë ankesën me shkrim. Për tërë shkaqet e cekura propozoj që KSHZ ta hapë në tërësi dhe ta rishqyrtojë materialin zgjedhor dhe ta fuqizojë ankesën dhe ta anulojë votimin", tha Zharevska.

pas kësaj paraqitjeje të Zharevskës, në vërejtje procedurale anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko kërkoi që përfaqësuesi i ankesës t'i arsyetojë bazat dhe arsyet për ankesën.

Zharevska potencoi se në tërë procesin e votimit janë bërë disa shkelje, përkatësisht Këshilli zgjedhor ka vepruar në pajtim me rregullat e caktuara në Kodin zgjedhor.

Për ato shkaqe të ankesës, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se tek ata gjatë tërë ditës zgjehdore nuk janë paraqitur parregullsi.

"Kur mblidhen numrat 5, 10, 11, 12, 13 është gjithsej 565 dhe prej atij momenti kur komisioni komunal zgjedhor ka parë se ai numër nuk përputhet me numrin 550, në KKZ është ndryshuar ky procesverbal dhe në vend të numrit prej 16 votuesve kanë vendosur një votë", tha nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Pas shqyrtimit të tërë materialit zgjedhor, Dashtevski tha se është konstatuar gjendje plotësisht e njejtë siç është në procesverbal dhe propozoi të refuzohet ankesa si e pabazë.

Edhe anëtari Abdush Demiri potencoi se është konstatuar se këshilli zgjedhor e ka përfunduar punën e tij në pajtim me Kodin zgjedhor. Propozoi që ankesa e Frontit evropian të refuzohet si e pabazë.

Ndaj paraqitjes së Shehut, reagoi anëtari Boban Stojanoski, i cili theksoi se supozimet e cekura në ankesë janë tërësisht të pabaza - as ndikim  në votim, as në grumbullimin e rezultateve.

Pas rivotimit në vendvotimin 2101 në Llërcë, Zhelinë, Koalicioni Fronti evropian humbi një deputet në raport me rezultatet e 8 majit, përderisa Koalicioni VLEN mori një mandat të deputetit. Për rivotimin më 22 maj në shtatë vendvotime në NJZ5 dhe NJZ6, në KSHZ nuk pati ankesa të tjera. ab/

Foto: printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR