• e enjte, 26 dhjetor 2024

KSHZ dhe MIA nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, janë paraparë edhe trajnime për mediat

KSHZ dhe MIA nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, janë paraparë edhe trajnime për mediat

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe Agjencia Informative Mediatike (MIA) sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin mes tjerash në kuadër të Shkollës së Gazetarisë në Agjenci të cilën e ka MIA janë paraparë trajnime për të gjitha mediat të cilat duhet të ndihmojë për rritje të vetëdijes dhe njohurive të cilat i kanë mediat për problematikën në zgjedhje dhe informim më të mirë të publikut. 

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski theksoi se Ditën globale të zgjedhjeve sot e shënojnë me nënshkrimin e Memorandumit me MIA-n, që, siç tha, është dëshmi se mediave u jepet rëndësia më e madhe.

"Për këtë qëllim planifikojmë të mbajmë edhe trajnime me të gjitha mediat të cilat do të ndihmojnë për rritje të vetëdijes dhe njohurive në media për problematikën zgjedhore dhe informimit më të mirë të publikut. Gjithashtu qëllimi i memorandumit është që të nxitet fryma për mbështetjen e përbashkët dhe bashkëpunimin mes KSHZ-së dhe MIA-s", tha Dashtevski. 

Ai përkujtoi se në këtë ditë komisionet zgjedhore në botë organizojnë tryeza të rrumbullakëta, debate, punëtori, takime me qytetarë dhe të ngjashme, me qëllim që ta theksojnë përkushtimin në mbrojtjen e të drejtës së votës, si një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. 

Drejtori i MIA-s, Dragan Antonovski shprehu kënaqësi se në këtë ditë zyrtarizohet një bashkëpunim që zgjat me vite të tëra. 

"Në një shoqëri demokratike që të jeni të vërtetë të informuar duhet të keni qasje në informacione. MIA këtë e bën me shpërndarjen e lajmeve. Që kjo të bëhet në mënyrë profesionale ashtu siç duhet, që t'i keni të gjitha anët, të fitojmë në atë që është sfida më e re në profesionin tonë, e ato janë lajmet e rreme dhe dezinformatat, e nënshkruajmë këtë Memorandum", tha Antonovski.

Memorandumi, theksoi Antonovski, ka për qëllim, së pari në kuadër të Shkollës për gazetari në agjenci të cilën e ka MIA bashkë me ekspertët e KSHZ-së, bashkërisht të shihet cilat janë gjërat të cilave duhet tu kushtohet rëndësi, gjegjësisht në çfarë mënyre transmetohen lajmet që të jetë, tha, në interes të publikut, ndërsa jo në interes të dikujt tjetër. 

"Më vjen mirë që edhe në këtë mënyrë e vazhdojmë bashkëpunimin me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të njerëzve të cilët janë njohës të vërtetë të kësaj problematike dhe në funksion të transparencës dhe informimit të kontrolluar saktë gjë që është edhe logo e MIA-s", shtoi Antonovski. 

Dita globale e zgjedhjeve tashmë 19 vite shënohet çdo 6 shkurt, si rezultat i angazhimit i cili doli nga Konfederata Globale për Zgjedhje e cila u mbajt nga 15 deri 17 shtator të vitit 2005 në Budapest, të Hungarisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR