• e premte, 27 dhjetor 2024

KSHPK-ja me nismë për ndjekje penale të kryetarit të komunës Çair, Visar Ganiu

KSHPK-ja me nismë për ndjekje penale të kryetarit të komunës Çair, Visar Ganiu

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot mori vendim për ngritjen e nismës në Prokurorinë Themelore Publike për procedurë penale kundër kryetarit të komunës Çair, Visar Ganiu dhe një inspektori të autorizuar për ndërtimitari për shkak të dyshimit për "keqpërdorim të pozitës dhe detyrës zyrtare". 

Anëtarët e Antikorrupsionit vlerësojnë se ekziston dyshimi se me mosveprimin e kryetarit të komunës Çair dhe inspektorit të autorizuar të ndërtimtarisë për ndërtim të një objekti në rrugën "Vojdan Çernodrinski" në komunë kanë mundësuar përftim për një person tjetër me ndërtim të jashtëligjshëm. 

Anëtari i KSHPK-së, Vladimir Georgiev, sqaroi se vetë mosveprimi dhe mospërgjigjja në shkresat e Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimitarisë dhe KSHPK-së, kanë shkaktuar dyshim se e kanë ditur për objektin, megjithatë nuk kanë vepruar. 

"Kërkesa nga një grup i qytetarëve, të cilët i ishin drejtuar Inspektoratit Shtetërot të Ndërtimtarisë është fundi i vitit 2018. Ne, përgjigjen me të gjitha urgjencat e morrëm tre vite më vonë", deklaroi Georgiev.

Lënda është dorëzuar nga Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, pas një denoncimi nga qytetarët kundër një investitori të panjohur për vepër penale - ndërtim pa leje i një objekti.

Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm e ka dorëzuar ankesën te inspektori i autorizuar i ndërtimitarisë në komunën Çair, ndërsa nga kryetari i komunës është kërkuar që t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara me ligj. 

KSHPK, i janë drejtuar Komunës Çair, por nuk kanë marrë përgjigje, edhe pse kanë dërguar porosi urgjente. Pas urgjencës së tretë, KSHPK-ja ka marrë një përgjigje, ku pas kontrollit të dosjeve është konstatuar se ka pasur kërkesë për përcaktimin e statusit të objektit pa leje dhe se është konstatuar se objekti i plotëson kushtet për legalizim.

 KSHPK-ja thekson se nëse do të zbatoheshin kërkesat e Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimitarisë dhe Antikorrupsionit në periudhën nga fundi i vitit 2018 deri në fund të vitit 2021, do të mund të ishte parandaluar dhe zbatoheshin dispozitat për prishjen e objektit dhe masat e tjera të parapara me ligj, ndërsa të cilat janë kompetencë e komunës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR