• e shtunë, 23 nëntor 2024

KSHPK sërish vendosi në interes të Siljanovska-Davkovës, AGJPP duhet ta pezullojë procedurën për pranimin e 130 dëgjuesve

KSHPK sërish vendosi në interes të Siljanovska-Davkovës, AGJPP duhet ta pezullojë procedurën për pranimin e 130 dëgjuesve

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pasdite solli vendim me të cilin i propozon Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik ta pezullojë procedurën për pranimin e 130 dëgjuesve deri në përfundimin e zgjedhjeve.

"Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publik obligohet që të pezullojë procedurën  e filluar për pranimin e 130 dëgjuesve deri në përfundimin e zgjedhjeve për president të shtetit dhe deputetë në Parlament dhe Qeveri", thuhet në vendim.

Vendimi është marrë me katër vota "pro" dhe një "kundër". Kundër vendimit lejohet padia në afat prej 24 orëve.

Kundër vendimit votoi Sofia Spasova Medarska, e cila shpjegoi arsyet e vendimit të saj. Siç sqaroi ajo, sipas Kushtetutës, pushteti gjyqësor është i pavarur  dhe qartësisht i ndarë nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, dhe sipas asaj proceset që zhvillohen në kuadrin e gjyqësorit, nuk duhet të lidhen dhe të varen nga proceset politike, siç është procesi zgjedhor.

Urgjencën dhe domosdoshmërinë e kuadrove të reja në suaza të gjyqësisë, siç tha ajo, mund ta vlerësojnë dhe përcaktojnë vetëm këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik në kompetencë të së cilës është t'i ndjekin gjendjet me vendet e zbrazëta dhe ta përcaktojnë numrin e nevojshëm të dëgjuesve të cilët do t'i edukojë Akademia në çdo gjeneratë.

Spasova Medarska iu referua edhe mendimit të dhënë nga përbërja e mëparshme e KSHPK-së, nga e cila mendon se nuk duhet dhe nuk mund të shmanget, sepse, theksoi ajo, nuk ka dallim esencial në situata.

Më 6 prill, në KSHPK është dorëzuar ankesë nga kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova se Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publik (AGJPP) në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, themelon marrëdhënie pune me kandidatët të cilët e ndjekin trajnimin për gjykatës dhe prokurorë publik.

Kundërshtimi nga Siljanovska - Davkova u mbështet nga KSHPK me arsyetimin se janë themeluar dyshimet për shkelje të dispozitave të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes së interesave dhe Kodit zgjedhor, pas së cilës Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë ngriti një padi, e cila më 13 prill është shqyrtuar nga Gjykata Administrative. Pasi Gjykata Administrative la në fuqi padinë e AGJPP-së, ankimi u kthye në KSHPK për procedim të mëtejshëm. sa/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR