• e enjte, 26 dhjetor 2024

KSHPK për rastin Merko: Gjetjet u gjetën katër vjet më parë, autoritetet duhet të kishin vepruar

KSHPK për rastin Merko: Gjetjet u gjetën katër vjet më parë, autoritetet duhet të kishin vepruar

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Nuk duhen 8.000 kilometra që dikush të të vjen deri te gjetjet. Ato janë gjetur që katër vjet më parë. Nuk është dashur të pritet që dikush nga jashtë të na tregojë se ka gjetje. Përkundrazi, autoritetet duhet të kishin vepruar sipas gjetjeve tona, sipas gjetjeve të Entit Shtetëror të Revizionit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të forcojmë sistemin e kontrollit, sistemin e integritetit të institucioneve dhe besimin e qytetarëve. Mospërfillja e punës së institucioneve të pavarura nuk çon në këtë derexhe në të cilën jemi tani, tha sot kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska në lidhje me rastin kundër kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe kryetarit të Gjykatës Themelore - Strugë, të hapur nga KSHPK, i cili tashmë, siç tha ajo, është vjetëruar.

Ivanovska, në konferencën për media, e arsyetoi në detaje se si ka rrjedhur procedura për këtë rast që nga hapja e lëndës në maj të vitit 2019 deri më sot. Me këtë rast konstaton se "është evidente se ekzistojnë kufizime që nuk lejojnë që institucionet të funksionojnë siç duhet".

"Është evidente se ka kufizime që nuk lejojnë që institucionet të funksionojnë ashtu siç duhet, qoftë për të filluar nga përzgjedhja negative, përzgjedhja e strukturës menaxhuese, punësimet,... Në çdo mënyrë të mundshme, në çdo pore, tentohet të ndikohet. Këto janë arsyet, nuk shoh të tjera, e nëse kësaj i shtohet edhe mungesa e integritetit tek individët që vendosen në mënyrë të papërshtatshme në pozicione të caktuara që duhet të kthehen aty nga ku janë vendosur, është shumë e qartë se kështu do të funksionojë. Ky nuk është rasti i vetëm që KSHPK-ja ia ka dhënë Prokurorisë apo ka bërë rekomandim. Sa iniciativa i kemi dhënë Qeverisë, kështu që nuk bën asgjë për shkarkim apo përgjegjësi", tha ajo.

Sipas Ivanovskës, të gjitha rastet e bazuara në gjetjet e KSHPK-së dhe Entit Shtetërore të Revizionit, si institucione të pavarura, duhet të shkojnë në një korsi më të shpejtë në Prokurorinë Publike sepse janë me dokumentacion të mbështetur dhe për një pjesë tashmë është përpiluar një pjesë e madhe e hulumtimit.

Dëshirojmë të përkujtojmë se KSHPK-ja, me nismën e vet, dhe në bazë të gjetjeve të paraqitura në media, hapi lëndë për kryetarin e Komunës së Strugës Merko në maj të vitit 2019. Me këtë rast, konstatuam se ai abuzoi me vetëdije dhe me qëllim me pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar dhe duke tejkaluar kufijtë e autorizimit publik, ndërmori veprime në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit të interesit publik dhe interesit të komunës, duke shkaktuar dëm në Buxhetin e Komunës së Strugës dhe Buxhetin e shtetit dhe ka siguruar përfitime të paligjshme për veten dhe për një tjetër. Bazuar në gjetjet, të mbështetura nga gjetjet e raportit përfundimtar të Zyrës Shtetërore të Auditimit, KSHPK dorëzoi një Nismë për ndjekjen penale të zyrtarit Merko në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (JORSM) më 18 nëntor 2019, tha Ivanovska.

Më 4 dhjetor të vitit 2019, KSHPK-ja e PPRMV-së u informuan se Nisma është dorëzuar në Prokurorinë Publike Themelore (PPTH) - Strugë për veprime të mëtejshme, e më 4 dhjetor të vitit 2021, KSHPK-ja ka dërguar urgjencë në PTHP - Strugë për të marrë një përgjigje - nëse është vepruar ndaj Iniciativës.

"Prej aty, më 11 shkurt të vitit 2021, na njoftuan se kanë dorëzuar Iniciativë për veprim të rregullt në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, meqë Merko ngarkohet për dëmtim të Buxhetit të Komunës së Strugës dhe buxhetit të shtetit gjatë ushtrimit të furnizimeve publike. Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka dërguar urdhër Njësisë për Korrupsion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për veprime të mëtutjeshme. Më 4 gusht të vitit 2021, nga kjo Njësi KSHPK mori kërkesë për dorëzimin e dokumenteve, për të cilat vepruam, i dorëzuam. Si rrjedhojë, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me lëndën, përveç njoftimit të fundit nga koordinatori i Prokurorisë Publike Republikane, për pyetjen tonë se çfarë po ndodh me lëndën, na tha se: Në Prokurorinë Publike është në rrjedhë procesi i inspektimit dhe kontrollit të veprimit ndaj lëndëve dhe për këto arsye ne nuk mund t 'ju japim informacionin e kërkuar për momentin. Ky është informacioni i fundit nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo është nga sot, ne dje kërkuam të shohim se çfarë po ndodhte, na u tha se ata nuk mund të ndajnë më shumë të dhëna", informon Ivanovska.

Paralelisht, shtoi ajo, më 18 nëntor të vitit 2019, KSHPK-ja ka dorëzuar kallëzim edhe në Këshillin Gjyqësor për funksionimin e Kryetarit të Gjykatës Themelore - Strugë për shkak të dyshimit për ndikim politik ndaj gjykatësit që veproi ndaj kërkesave nga debitori i Komunës së Strugës, për rritjen e mjeteve minimale për ushtrimin e veprimtarisë themelore të Komunës, sepse për dy aktvendime me të njëjtën situatë faktike dhe të njëjtat shkaqe të arsyetuara, janë miratuar vendime të ndryshme.

- Që nga viti 2010, Komuna e Strugës punon me llogari të bllokuar dhe minimumin për funksionimin e saj e përcakton Gjykata. Nga viti 2013 - 2016, Gjykatës i kërkohet të rrisë minimumin, por në vitin 2017, me kërkesë të Merkos, ky minimum është rritur. Pra, në kushte të pandryshuara, është rritur minimumi. Më 20 maj të vitit 2021, KSHPK dorëzon urgjencë në Këshillin gjyqësor, duke marrë parasysh se ka kaluar periudhë më e gjatë nga dorëzimi i kërkesës. Këshilli Gjyqësor më 7 korrik 2021 na njofton se nga kontrollet e kryera në arkivin elektronik, nuk është gjetur asnjë send i tillë. Ja ku është lënda, parashtresa që e kemi dorëzuar me kartele se është pranuar në Këshillin Gjyqësor. Pra, kemi prova se parashtresa në Këshillin Gjyqësor është pranuar. Kjo krijon dyshime te ne dhe kjo është arsyeja pse ne jemi përpjekur t 'i dëshmojnë para opinionit se kemi një kompani të shpërndarjes që na garanton se çështja ka arritur në Këshillin Gjyqësor. Sa i përket pretendimeve për kryetarin e Gjykatës në rastin konkret, lënda është e vjetëruar, bëjnë të ditur nga Këshilli Gjyqësor, meqë aktvendimet janë lëshuar në vitin 2016 dhe 2017. Në kohën kur ne e kemi dorëzuar lëndën, nuk ka qenë e vjetëruar sepse nuk kishin kaluar tre vjet. Pastaj rasti zhduket, edhe pse kemi dëshmi se e kemi dorëzuar, por ndërkohë, kur duhet të na përgjigjen, shprehen se rasti është vjetëruar", tha Ivanovska.

Pas përgjigjeve të marra nga institucionet kompetente, procedura për këtë rast u mbyll në KSHPK.

“Ne me të vërtetë nuk kemi për çfarë të veprojmë, ne kemi dhënë iniciativa dhe rekomandime, kjo mund të bëhet nga ana jonë. Nuk ka asnjë mekanizëm ligjor që ne tani të veprojmë në këtë rast dhe kjo është arsyeja pse ne i publikojmë gjëra në opinion", theksoi Ivanovska.

Ajo bëri të ditur edhe më shumë raste të mosveprimit nga Qeveria pas indikacioneve të drejtpërdrejta nga KSHPK dhe përkujtoi në rekomandimet nga KE-ja, se vendi duhet të forcojë përpjekjet e tij për luftimin e korrupsionit.

Foto: MIA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR