KSHPK: Nuk ka bazë për veprim kundër drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski
- – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) konstatoi se nuk ka bazë për të vepruar pas raportimit për konflikt të interesave dhe korrupsion gjatë emërimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski. Në mbledhjen e sotme, KSHPK konstatoi se Hristovski i përmbush kushtet për emërimin sipas Ligjit të ASK-së, por theksoi se nuk ka kompetencë për ekspertizë të drejtpërdrejtë të një pjese të dokumenteve.
- Post By Fitore Curri
- 11:55, 24 dhjetor, 2024
Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) konstatoi se nuk ka bazë për të vepruar pas raportimit për konflikt të interesave dhe korrupsion gjatë emërimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski. Në mbledhjen e sotme, KSHPK konstatoi se Hristovski i përmbush kushtet për emërimin sipas Ligjit të ASK-së, por theksoi se nuk ka kompetencë për ekspertizë të drejtpërdrejtë të një pjese të dokumenteve.
Sipas raportimeve, ekzistojnë dyshime për ligjshmërinë e sigurisë, vlefshmërinë e diplomës për arsim të lartë, certifikatës për gjuhën angleze dhe përvojës së punës së Hristovskit. Parashtruesit kërkuan që KSHPK t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për konfirmimin e përgjegjësisë për korrupsion dhe konflikt të interesave.
Sipas sqarimit, nga KSHPK kanë kërkuar dhe u janë dorëzuar të dhëna nga institucionet kompetente, në të cilat kanë konstatuar se për shkak të aplikimit të aplikantit në Qeveri, vërtetim për shtetësinë, vërtetim për studimeve të kryera për arsimin e lartë niveli i shtatë, vendim për mbrojtjen e tezës së magjistraturës, vërtetim për provimet e dhëna nga cikli i parë, dëshmi për përvojë pune, dëshmi për njohjen e gjuhës angleze, si dhe deklarata se nuk ka ndalime për ushtrimin e profesionit, as masë e përkohshme për ushtrimin e veprimtarisë, si dhe deklaratë se nuk është anëtar i partisë politike dhe se nuk është konfirmuar se ka konflikt interesi.
Sipas KSHPK-së, të gjitha të dhënat e dorëzuara ishin në drejtim të përmbushjes së kritereve.
Siç bëri të ditur anëtarja Cveta Ristovska është plotësuar kushti për shtetësi të shtetit, kushti që të mos ketë shtetësi të ndonjë shteti tjetër, si dhe kushti për provime të dhëna.
Lidhur me kushtin për 12 vjet përvojë prej të cilëve pesë vjet në funksione udhëheqëse, nga KSHPK informuan se nga ana e qeverisë është dorëzuar dëshmi se ka përvojë pune.
Përderisa, lidhur me kushtin që të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, jo më të vjetër se pesë vjet, nga atje theksuan se personi ka parashtruar certifikatë të dhënë në vitin 2022 i cili formalisht juridikisht i përmbush kriteret ligjore.
Sipas KSHPK-së, të vlefshme janë edhe kushtet që të mos i shqiptohet ndalesë për kryerjen e profesionit, të mos jetë anëtar i ndonjë partie politike dhe të ketë plotësuar kontroll të sigurisë.
Lidhur me kushtin të mos ketë procedurë për ekzistimin e konfliktit të interesit, në dokumentacion është dorëzuar deklaratë me të cilën deklaron se nuk i është konfirmuar konflikti i interesave, sipas të cilit KSHPK vlerëson se është përmbushur edhe ai kusht.
Vendimi i KSHPK-së vjen pasi në rastin e emërimit të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, kontestuese ishin certifikata e gjuhës angleze, e cila dyshohet se është lëshuar nga një studio e paautorizuar gjuhësore në Plovdiv të Bullgarisë, lidhur me lëshimin e certifikatave të rreme, diploma universitare, për të cilën kishte dyshime për vlefshmërinë e Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup dhe dokumentet e përvojës së punës, ku u shtrua pyetja nëse Hristovski ka përvojë të mjaftueshme në poste drejtuese, siç parashikohet me kushtet ligjore. Këto dyshime kanë qenë objekt hetimi nga KSHPK-ja dhe institucionet tjera kompetente. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s