• e shtunë, 28 dhjetor 2024

KSHPK në seancën e 89-të konstatoi dobësi në procedurën e prokurimit të aparateve për identifikimin biometrik të votuesve

KSHPK në seancën e 89-të konstatoi dobësi në procedurën e prokurimit të aparateve për identifikimin biometrik të votuesve

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - KSHPK konstatoi mospërputhje në procedurën për blerjen e pajisjeve për identifikimin biometrik të votuesve dhe në përmbushjen e dispozitave të kontratës me operatorin ekonomik të përzgjedhur.

Në seancën e sotme të 89-të të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për rastin e prokurimit të softuerit në Drejtorinë për udhëheqjen me librat aml janë vënë në dukje dobësitë në procedurën e prokurimit të pajisjeve në vlerë mbi 11 milionë euro.

"Praktikisht, në bazë të asaj që u theksua më lartë, ekziston dyshimi se mënyra e kryerjes së procedurës për prokurim publik e ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve", thonë nga KSHPK-ja.

Gjithashtu u theksua se nuk përjashtohet mundësia që specifikimi teknik, i cili sipas Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës përmban kritere kufizuese, të favorizojë operatorin ekonomik të përzgjedhur.

Nga angazhimi kontraktual i operatorit të përzgjedhur - person juridik nga Gjermania, dhe nënkontraktorëve të punësuar prej tij, lindi dyshimi se nënkontraktorët, të cilët janë persona juridikë vendas në pronësi private, formalisht kanë marrë përsipër një pjesë të madhe të detyrimeve kontraktuale të kontraktorit, me ç'rast një prej tyre për ekzekutimin e të njëjtave ka punësuar një institucion arsimor shtetëror dhe persona fizik shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, Komisioni konstatoi se nuk është kryer testimi i funksionalitetit të sistemit të blerë, ndërsa në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nuk është marrë siguri për cilësinë dhe afatin kohor të seancave trajnuese për funksionimin e sistemit, si dhe përputhshmërinë e mënyrën se si janë realizuar me dispozitat nga kontrata e nënshkruar.

Sipas Komisionit, këto situata në rastin tregojnë dyshime për dëmtim të buxhetit të RMV-së përmes humbjes së veprimeve, veprim të parakohshëm, mosveprim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare në dobi të palëve të treta.

Lidhur me pretendimet publike për prokurimin e paligjshëm publik të shërbimeve për “digjitalizimin e regjistrave amë” nga Drejtoria për udhëheqjen me librat amë, KSHPK konstatoi se në dy procedurat e tenderit nuk ishin parashikuar masa adekuate mbrojtëse për ruajtjen e privatësisë përkatësisht të dhënat personale të qytetarëve të RMV-së gjatë skanimit, kontrollit, menaxhimit, transmetimit dhe përpunimit të të dhënave personale nga operatorët ekonomikë të angazhuar në bazë të marrëveshjeve të lidhura me Drejtorinë për udhëheqjen me librat amë.

Në dokumentacionin e tenderit është kërkuar që operatorët ekonomikë të paraqesin vërtetimin e certifikatës së vlefshme, përkatësisht dëshminë se operatorët ekonomikë kanë krijuar një sistem të menaxhimit të sigurisë së informacionit, në përputhje me kërkesat e certifikatës së përmendur më parë.

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, vlerësoi se në këtë rast ka rrezik të lartë, veçanërisht me tregtimin e të dhënave personale, dhe shprehu shpresën se analizat e Komisionit do të kontribuojnë në veprimet e hetuesve.

Komisioni shqyrtoi edhe çështjen lidhur me raportimet e mediave për pamundësinë e konfiskimit të pasurisë sipas një vendimi gjyqësor të formës së prerë në rastin “Trust”. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR