• e enjte, 26 dhjetor 2024

KSHPK në PTHP do të dorëzojë analizë për veprimet e organeve shtetërore gjatë lidhjes së marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10D

KSHPK në PTHP do të dorëzojë analizë për veprimet e organeve shtetërore gjatë lidhjes së marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10D

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme të 99-të e prezantoi analizën e vendimeve gjatë miratimit dhe lidhjes së marrëveshjes për ndërtim të korridoreve 8 dhe 10D me Bektel dhe Enka dhe mori vendi, që ajo të dorëzohet në Prokurorinë Themelore Publike për veprim të tyre të mëtutjeshëm.

Anëtarja e KSHPK-së, Katica Nikollovska, duke folur për lëndën, theksoi se nga dëshmitë të cilat i kishin siguruar gjatë veprimit, në njëfarë mënyre i ka detyruar që të bëjnë analizë për situatën dhe veprimet e organeve shtetërore gjatë miratimit të vendimeve, gjatë miratimit të ligjit dhe lidhjes së marrëveshjes për ndërtim të korridoreve 8 dhe 10D me Bektel dhe Enka.

"Memorandumi është nënshkruar, por ende nuk është bërë publik.Pastaj një grup i deputetëve dorëzon propozim ligj dhe pas 15 ditëve dërgohet në Kuvend. Ai zbatohet si 'leks specialis' dhe përjashton zbatimin e ligjeve të tjera. Kjo sjellje e Qeverisë i referohet sjelljes së koordinuar dhe një sërë aktivitetesh që synojnë sigurimin e përfitimeve të paligjshme. Aktivitetet e përfaqësuesve të qeverisë, sipas pretendimeve të tyre për lidhjen e marrëveshjes, mund të vlerësohen si në kundërshtim me ligjin për lobim", deklaroi Nikollovska.

Nëse meret parasysh se marrëveshja për ndërtimin e 109 kilometrave autostradë në vlerë prej 1,3 miliardë është me shenjën e besueshme, Nikollovska theksoi se kjo hap dyshim për korrupsion potencial. 

"Marrëveshjen të cilën e kërkuam nga Qeveria me Bektel dhe Enka pas një numri të madh të ankesave e morëm, por jo në tërësi. Pa një numër të madh të anekseve. Për këtë arsye nuk hymë në vlerësimin e marrëveshjes në tërësi", deklaroi Nikollovska. 

Ekzistojnë, theksoi Nikollovska, indikacione për veprim jo adekuat dhe jo ligjor të personave të caktuar. 

"Në pjesën e miratimit të ligjit nuk kemi shumë për të intervenuar. Propozimi im është që ta miratojmë analizën nga veprimi i organeve shtetërore gjatë lidhjes së marrëveshjes. Analiza të dorëzohet në PTHP për veprim të tyrin të mëtutjeshëm. E dimë se veprojnë, provuam, por nuk mund të hynin në kontakt me ta. Analiza bashkë me vendimin të publikohet në ueb-faqen tonë", sqaroi Nikollovska. 

Analiza e KSHPK-së, siç ishte theksuar pas prezantimit të saj tregon se ekzistojnë rreziqe nga korrupsioni, por se deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe se institucionet kompetente duhet të vazhdojnë ta ndjekin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR