• e premte, 27 dhjetor 2024

KSHPK: LSDM-ja i ka paguar reklamat në rrjetet sociale në njëqind ditët e para të kryeministrit Kovaçevski

KSHPK: LSDM-ja i ka paguar reklamat në rrjetet sociale në njëqind ditët e para të kryeministrit Kovaçevski

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) me iniciativë të saj ka ngritur procedurë pas shkrimeve në IRL për atë se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shpenzuar 26.000 euro për reklamim në rrjetet sociale në njëqind ditët e para nga hyrja në funksion. Është vërtetuar se paratë nuk janë nga Buxheti por nga partia LSDM, ndërsa antikorruptuesit në seancën e sotme kanë parashtruar një sërë vërejtjesh për transparencë jo të mjaftueshme nga ana e Kabinetit të kryeministrit, si dhe për veglën Open fajnans.

Anëtari i KSHPK Shemshi Sallai theksoi se në dy raste janë dërguar shkrime në Qeveri prej ku nuk janë marrë informacione të sakta  se si është paguar fushata e kryeministrit në rrjetet sociale në njëqind ditët e para, duke thënë se ato nuk janë drejtpëdrejtë të paguara nga Buxheti, si dhe se KSHPK të dhënat duhet t'i kërkojë nga Meta (Fejsbuk).

Gjatë diskutimit, anëtarja e KSHPK Katica Nikollovska tha se gjatë verifikimit është vërtetuar se bëhet fjalë për reklama të paguara nga LSDM-ja, por pastaj u hap çështja për atë se kush është donator i partisë.

"Këtë vegël e përdorim gjatë zgjedhjeve. Ato janë baza të të dhënave përmes Fejsbukut dhe ka rregullisht të dhëna për atë se kush i ka paguar ato reklama. Në këtë rast vërtetë kjo është parti politike LSDM", tha Nikollovski.

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska tha se është fakt që kryeministri reklamohet përmes partisë, e kush është donator i partisë kjo është çështje tjetër.

Edhe Ivanovska edhe paraprakisht Sallai theksuan se vegla Open fajnans nuk siguron tashmë të dhëna transparente.

"Meqë nuk ka transparencë edhe në procedurat më të mira ka dyshime", tha Sallai. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR