• e enjte, 26 dhjetor 2024

KSHPK e zgjeron nismën drejt PTHP NKOK për dyshime për punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ish-udhëheqës të SHA EMV

KSHPK e zgjeron nismën drejt PTHP NKOK për dyshime për punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ish-udhëheqës të SHA EMV

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) ka konstatuar gjendje nga të cilat dalin dyshime për punë të pandërgjegjshme, shfrytëzim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga ana e ish-punonjës të SHA EMV Shkup dhe nga persona të tjerë zyrtarë të punësuar në SHA EMV. Dyshimet janë për fshehje tatimi përmes damping praktikave, transferit të çmimeve në dëm të buxhetit ttë SHA EMV dhe Buxhetit.

KSHPK në mbledhjen e sotme të 99-të solli vendim që nisma paraprake drejt PTHP NKOK të shtohet dhe e njejta t'i parashtrohet edhe KRRE-së, Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, DAP-it dhe Drejtorisë për polici financiare.

Anëtari i KSHPK-së, Goran Tërpenoski tha se kjo ka dalë pas lëndës së formuar me nismë të vet pas thënieve në opinion për dyshime për furnizime të paligjshme të mazutit nga SHE EMV për nevojat e TEC Negotinë gjatë krizës energjetike.

Prandaj, tha Tërpenoski, propozoj që nisma paraprake të plotësohet me vendimin:

"KSHPK konstatoi gjendje nga të cilat dalin dyshime për punë të pandërgjegjshme, shfrytëzim dhe keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-personave udhëheqës në SHA EMV Shkup dhe nga persona tët jerë zyrtarë të punësuar në SHA EMV, në mënyrë që hapen dyshime për fshehje tatimi përmes praktikave damping, transferit të çmimeve në dëm të Buxhetit të SHA EMV dhe Buxhetot. prandaj propozoj të plotësohet nisma drejt PTHP NKOK për të gjithë të involvuarit në rast, më pas t'u parashtrohet edhe të gjitha institucioneve të cialt kanë kompetenca, siç është KRRE, Komisioni për mbrojtje të konkurrencës, DAP dhe Drejtoria për polici financiare", deklaroi Tërpenoski.

KSHPK, gjithashtu, i rekomandon Qeverisë, Minsitrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Ekonomisë të sh]qyrtohen dhe të harmonizohet rergullativa ligjore nga fusha e energjetikës e cila tërësisht e injoron mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska, tha se analiza del nga lënda e hapur pas tekstit gazetaresk "Hidrocentrale të vogla, fshehtësi të mëdha" që ka të bëjë me subvencionet të cialt paguhen për energji të prodhuar elektrike sipas tarifës së autorizuar nga hidrocentralet e vogla.

Me këtë, sipas Ivanovskës, në njëfarë mënyre mund të thuhet se gjatë sjelljes së Ligjit për energjetikë, siç tha, ka rreziqe se ka mbisunduar interesi personal mbi interesin publik, duke pasur parasysh se i njejti person në atë periudhë është marrë edhe me ndërmarrje të cialt kanë marrë pjesë në tregun e rrymës.

Të gjitha dobësitë në rregullativën nacionale nga fusha e energjetikës (si mungesa e obligimit të investuesit të sigurojë elaborat për mbrojtje të mjedisit jetësor apo formim të Findit për mbrojtje të mjedisit jetësor), ndërsa të cilat janë konstatuar në analizë, Ivanovska theksoi se do të grumbullohen dhe do t'u parashtrohen institucioneve kompetente. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR