• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KSHPK e miratoi ankesën e Silajnovska Davkova për shkelje të rregullave zgjedhore

KSHPK e miratoi ankesën e Silajnovska Davkova për shkelje të rregullave zgjedhore

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Dyshimet për shkelje të dispozitave nga Ligji për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe nga Kodi zgjedhor, janë të bazuara, ankesa e parashtruar nga kandidatja presidenciale Gordana Siljanovska Davkova miratohet. Kështu unanimë, me pesë vota, vendosi sot Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga kandidatja për presidente të shtetit nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova. Ankesa ka të bëjë me shkelje të rregullave zgjedhore.

Komisioni, në pajtim me kompetencat, do të ndërmarrë masa dhe do të inicojë procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë para organeve kompetente.

Kundër vendimit lejohet ankesë deri te Gjykata administrative.

Sipas ankesës së Siljanovska - Davkova, të parashtruar më 6 prill nga KSHPK, Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publikë (AGJPP), në kundërshtim me Kodin zgjedhor, ka lidhur marrëdhënie pune me kandidatët të cilët e vizitojnë stërvitjen për gjykatës dhe prokurorë publikë.

Në elaborimin e ankesës, shkruan se Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë në janar të vitit 2023 ka publikuar shpallje për pranim të 130 dëgjuesve për gjykatës të ardhshëm dhe prokurorë publikë, ndërsa pas testeve paraprakisht të kryera për gjuhë të huaj, testit psikologjik dhe testit për integritet, më 29 mars të vitit 2024, AGJPP e publkikon orarin për dhënien e testit kualifikues.

Kjo ishte seanca e dytë e Komisionit për pengimin e korrupsionit. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR