• e shtunë, 28 dhjetor 2024

KSHPK do të hapë lëndë për shtëpinë e nënës së bashkëshortes së kryetarit të KSHZ-së në Halkidiki

KSHPK do të hapë lëndë për shtëpinë e nënës së bashkëshortes së kryetarit të KSHZ-së në Halkidiki

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të hap lëndë për shtëpinë e nënës së bashkëshortes së kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, e blerë para gjysmë viti në Elani të Halkidikit, konfirmojnë nga KSHPK-ja për MIA-n.

Nga aty theksojnë se neni 96 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit jep mundësi për të kontrolluar rastin.

Portali “360 Gradë” bëri të ditur dje se një shtëpi në qytetin Elan, në krahun e parë të Halkidikit, në Greqi, është në emër të nënës së bashkëshortes së kryetarit të KSHZ-së, Dashtevski, që prej gjysmë viti. Sipas portalit, pensionistja 75 vjeçare nga Kumanova ka autorizuar dhëndrin e saj Dashtevski për menaxhimin dhe finalizimin e blerjes dhe shitjes së shtëpisë 111 metra katrorë, vlera zyrtare e së cilës në aktet noteriale është 110.000 euro.

Aleksandar Dashtevski u zgjodh kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në janar të vitit 2021. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR