• e premte, 27 dhjetor 2024

KSHPK: Boçvarski nuk e ka informuar Komisionin për punësimet e bashkëshortes dhe motrës së saj

KSHPK: Boçvarski nuk e ka informuar Komisionin për punësimet e bashkëshortes dhe motrës së saj

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot konstatoi se gjatë punësimit të bashkëshortes dhe ballëzës së ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në institucionin publik shëndetësor janë respektuar të gjitha procedurat, meqë janë shfrytëzuar dobësitë në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, mirëpo është bërë shkelje në përputhje me Ligjin për parandalimin e korrupsionit meqë Boçvarski për punësimet konkrete nuk e ka njoftuar Komisionin Shtetëror në afat prej dhjetë ditëve nga dita e punësimit.

“Duke vepruar ndaj lëndës konkrete nuk përcaktuam shkelje të nenit 56 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit, por është konstatuar se Bllagoj Boçvarski nuk ka vepruar në përputhje me nenin 56 paragrafi 2 të ligjit të njëjtë meqë për punësimet konkrete nuk ka njoftuar Komisionin shtetëror në afat prej nëntë ditëve nga dita e punësimit. Në bazë të kësaj përcaktuam se është bërë shkelje, e dënueshme sipas nenit 105, paragrafi 1 alineja 14 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit pas çka lëshuar urdhërpagesa, u pranuan, urdhërpagesat janë paguar në afatin e parashikuar dhe në këtë pjesë veprimi ynë u ndal. Ajo që e thashë si dobësi në Ligjin është paqartësia në nenin 164 paragrafi 2 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore mospërcaktim të kritereve plotësuese për mënyrën e marrjes përsipër”, tha Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së në seancën e sotme.

 Ajo bëri të ditur se KSHPK, duke vepruar sipas denoncimit nga një parashtrues i njohur i ka konfirmuar supozimet në raport me atë se në Spitalin klinik Shtip janë punësuar persona të afërt (bashkëshortja dhe motra e bashkëshortes) të ministrit Boçvarski në mënyrën në të cilën janë shfrytëzuar dobësitë në nenin 164 paragrafi 2 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore për punësimin e tyre të shpejtë, ndonëse është evidente se menjëherë pas përfundimit të arsimit dhe përvetësimit të licencës të dyja janë punësuar në institucion privat shëndetësor, prej ku pas një kohe të shkurtër janë marrë në spitalin.

Duke e arsyetuar lëndën, Nikollovska potencon se si Komision para së gjithash janë udhëhequr sipas dispozitave nga Ligji për parandalimin e korrupsionit ku në nenin 45 thuhet “Personi zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare nuk guxon të ushtrojë ndikim dhe të punësojë persona të afërt në organin ku është emëruar ose në organin ku ushtron mbikëqyrje”. Dimension tjetër i dispozitës është se “në rast se punësohet person i afërt me të në afat prej 15 ditëve duhet të njoftojë Komisionin Shtetëror nëse është punësuar në institucion që financohet nga mjetet e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut“.

Neni 164 i Ligjit për mbrojtje shëndetësore thotë “Punëtori shëndetësor me arsim të lartë nga fusha e mjekësisë, stomatologjisë ose farmacisë me licencë për punë që ushtron veprimtari shëndetësore në institucion privat shëndetësor mund të merret në institucion publik shëndetësor, nëse nevojën për ushtrimin e vazhdueshëm të veprimtarisë në institucionin publik shëndetësor paraprakisht e ka përcaktuar Ministria e Shëndetësisë (МSH) dhe nëse për këtë janë dakord punëtori shëndetësor, drejtori i institucionit publik shëndetësor në të cilin duhet të merret, MSH dhe Fondi”.

“Padyshim se këtu të gjitha veprimet dhe procedurat janë respektuar, janë siguruar të gjitha pëlqimet e mundshme, mirëpo  ne kjo na vendosi në dilemë se në çfarë mënyre MSH-ja e përcakton nevojën e vazhdueshme për ushtrimin e veprimtarisë, padyshim se të gjitha institucionet mjekësore përballen me kuadër shëndetësor, por vetëm nga aspekti i personave të lartë profesionalë, mjekë, por edhe për infermiere, por sidoqoftë parashtruam kërkesë në MSH që të na sqarojë se në çfarë mënyre e përcakton këtë nevojë të vazhdueshme dhe është dorëzuar përgjigje se Qeveria e nga angazhuar Fondin për shëndetësi që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave (MF) si dhënës i pëlqimeve dhe aprovues i mjeteve, gjatë dorëzimit të kërkesave në përputhje me marrjen përsipër të personelit nga institucionet private shëndetësore duke filluar nga 17.08. të vitit 2022 deri në MF detyrimisht të dorëzojnë njoftim se paraprakisht janë realizuar dy shpallje publike në 12 muajt e fundit në të cilat nuk ka pasur persona të paraqitur mjekësor, e që kanë të bëjnë me vendet e punës për të cilat kërkohen marrjet e përmendura”,tha Nikollovska.

Kjo, siç bëri të ditur Nikollovska, duket kriter shumë i logjikshëm se në çfarë mënyre mund të arrihet përzgjedhja e kuadrove cilësore, mirëpo nuk është e qartë pse kjo nuk është dispozitë në Ligjin, por është rekomandim i Qeverisë.

“Thjeshtë, nesër do të ndërrohet Qeveria dhe ligji mbetet si ligj, ndërsa kjo  urdhëresë mund edhe të mos respektohet. Kërkuam interpretim nga MF-ja u tha se kjo është bërë me qëllim që të sigurohet transparencë më e madhe në procedurat për punësim në institucionet publike shëndetësore, në mënyrë që të pengohen keqpërdorimet eventuale, respektivisht të sigurohet kuadri i nevojshëm profesional në procedurë korrekte dhe konkurrente me mundësi të barabartë për punësimin e të gjithë qytetarëve të interesuar të cilët i përmbushin kushtet dhe e gjithë kjo është në rregull nëse kjo do të ishte normë në Ligjin”, tha Nikollovska.

KSHPK vendosi ta ndalë veprimin ndaj kësaj lënde meqë, siç është bërë e ditur, i ka shterur të gjithë mekanizmat në përputhje me Ligjin. Është vendosur të hapet lëndë në njësinë e tyre për kontroll të korrupsionit të legjislativës dhe të bëhet analizë konkrete e nenit 164 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore e gjithë kjo me qëllim që të jepet propozim në MSH dhe në Fondin për shëndetësi në drejtim që të inkorporohen konkluzionet e Qeverisë dhe të njëjtat të bëhen dispozitë në ligjin e njëjtë me qëllim të përcaktimit të kritereve më të forta gjatë marrjes së këtyre punëtorëve shëndetësorë.

Ministri Bllagoj Boçvarski sot në përgjigjen në pyetjen në fillim të ndërtimit të Korridorit 8 tha se ende nuk ka parë qëndrimin e KSHPK-së.

“Nuk e kam parë këtë qëndrim të Komisionit, por gjithsesi kur do të marrë njëfarë njoftimi nga KSHPK-ja nëse ka pasur mosrespektim personalisht nga ana ime ose nga ana e institucionit që e kryesor do të veprojmë në përputhje me ligjit, kështu që konsideroj se së pari duhet të marrim njëfarë aktvendimi për atë nëse ka pasur ndonjë shkelje të procedurës së caktuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ose personalisht nga ana ime, e më pas do të veprojmë”, tha Boçvarski.

QËNDRONI TË LIDHUR