• e premte, 27 dhjetor 2024

KSHPK: Automjetet zyrtare në MMJPH nuk janë përdorur sipas Rregullores

KSHPK: Automjetet zyrtare në MMJPH nuk janë përdorur sipas Rregullores

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Automjetet zyrtare në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk janë përdorur në përputhje me Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare, ka konstatuar Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK).

Në seancën e sotme të 82-të, KSHPK-ja bëri me dije se pas një raportimi nga një parashtrues i njohur nga MMJPH, në lidhje me “punën jo të duhur” gjatë përdorimit të automjeteve zyrtare, kanë kërkuar nga ministria që të përgatisë një auditim të brendshëm dhe është konstatuar se nuk kanë pasur mundësi të konstatojnë nëse automjetet përdoren në pajtim me Rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare.

“Në raport thuhet se nuk kanë mundur të konstatojnë nëse automjetet janë përdorur në përputhje me Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare në ministri dhe nuk kanë mundur të konstatojnë se urdhrat e udhëtimit janë përdorur në mënyrë korrekte”, ka bërë të ditur antikorruptuesi Shemshi Sallai, i cili shtoi se “të gjitha këto automjete dhe burime të tjera që disponojnë në këtë ministri janë përdorur në mënyrë jo të duhur”.

Sallai informoi se Komisioni do t'i dorëzojë propozim zëvendëskryeministres për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, që, siç tha ajo, "të rishqyrtojë çështjen".

“Duke pasur parasysh që përgjegjësia nuk mund të përcaktohet për shkak se ministri nuk është më ministër, do ta paraqesim këtë propozim për të ditur se si menaxhohen fondet nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Në fillim të seancës, KSHPK e miratoi Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formularit të të dhënave për personat e zgjedhur dhe të emëruar, si dhe Rregulloren për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe vendosi t'i publikojë në Gazettën zyrtare.

Seanca vazhdoi me trajtimin e lëndëbe të tjera. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR