• e martë, 24 dhjetor 2024

KSHPK: Artan Grubi hedh akuza të pabaza

KSHPK: Artan Grubi hedh akuza të pabaza

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit reagoi për deklaratën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili dje tha se nuk beson në kapacitetet e Komisionit. 

Në një emision në Televizionin Sitel, Grubi deklaroi se i beson institucionit, megjithatë ka dyshime në kapacitetet e tij.

"Një shumicë e madhe e rasteve ose janë humbur në procedura administrative ose janë hedhur nga ana e gjykatësve për atë që e punon KSHPK dhe shpresoj se përbërja e ardhshme do të jetë me të vërtetë serioze, nuk kanë asnjë sukses pasi janë në mandat", tha Grubi.

Për këtë, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot reagoi me kumtesë në të cilën thekson se akuzat janë të pabaza.

"Keni të drejtë z. Grubi, Antikorrupsioni nuk ka kapacitet për të vozitur me automjete zyrtare 24/7 edhe për qëllime private, për të abuzuar me hapësirat shtetërore, për të përdorur përfaqësinë dhe kartat zyrtare të pagesës, as për të shpërdoruar paratë e buxhetit, por të jeni të sigurt se ka kapacitet të përmbushë detyrimet dhe kompetencat e veta ligjor dhe të përgatisë nisma dhe rekomandime të shumta që ende presin rend dhe kohë për të vepruar sipas tyre", thuhet në kumtesën e KSHPK-së.

Kujtojnë Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, në të cilin, siç thonë, marrim vlerësime pozitive për proaktivitetin dhe hapjen e rasteve kundër funksionarëve të lartë, që, sipas tyre, është konfirmim direkt për arsyeshmërinë e punës sonë dhe për azhurnitetin e Komisionit pikërisht në këtë përbërje.

"Gjithashtu, në raportet e saj KE-ja ju bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë sipas rekomandimeve të KSHPK-së", shtojnë nga Antikorrupsioni. 

Nga KSHPK thonë se habit fakti që këtë vlerësim të KE-së si organ më i lartë i BE-së, zëvendëskryeministri nuk e pranon dhe siç thonë, "hedh akuza të pabaza". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s



 

QËNDRONI TË LIDHUR