• e diel, 06 tetor 2024

Krytari i komunës së Gostivarit Taravari u takua me Jozhef Noze, përfaqësues i kompanisë GH Holding

Krytari i komunës së Gostivarit Taravari u takua me Jozhef Noze, përfaqësues i kompanisë GH Holding

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot u takua me Jozhef Noze, përfaqësues i kompanisë GH HOLDING nga Lubjana, e cila merret me teknologji inovative për përpunimin e mbeturinave.

Në takim, siç informojnë nga komuna e Gostivarit, u prezantuan tre teknologji ekologjike inovative: përpunimi i ujërave fekale, përpunimi i mbeturinave dhe shndërrimi i tyre në energji.

"Përmes teknologjive inovative mbrohet mjedisi jetësor dhe shëndeti i njerëzve, reduktohen shpenzimet për menaxhim me mbeturinat, ndërsa prodhohet energji në formë të ujit të ngrohtë, avullit ose energjisë elektrike. Komuna e Gostivarit do ta shqyrtojë mundësinë për implementimin e teknologjive të tilla inovative në Gostivar", porosisin nga komuna. sa/

Foto. Komuna e Gostivarit

QËNDRONI TË LIDHUR