• e shtunë, 10 gusht 2024

Kryqi i Kuq hap xhirollogari për donacione dhe linjën SOS për ndihmën e parë psikologjike për popullatën e prekur nga zjarret

Kryqi i Kuq hap xhirollogari për donacione dhe linjën SOS për ndihmën e parë psikologjike për popullatën e prekur nga zjarret

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka hapur xhirollogari dhe numra telefoni të Telekomit të Maqedonisë dhe A1 për donacione për popullatën e prekur nga zjarret si dhe linja telefonike SOS për ndihmën e parë psikologjike (NPS).

"NPS sigurohet nga vullnetarë të trajnuar të Kryqit të Kuq. Çdo person i interesuar i prekur nga zjarret mund të bëjë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla se si të përballet me situatën që kërcënon mirëqenien e qytetarëve. Linjat e hapura telefonike për ndihmën e parë psikologjike: Rajoni i Shkupit 072/271-048; Rajoni i Pellagonisë 047 / 236-019; Rajoni Jugperëndimor dhe Pollogut 072 / 239-051 dhe 072 / 239-077; Rajoni lindor, verilindor dhe juglindor 071/223-691; Rajoni i Vardarit 043/231537", theksojnë nga Kryqi i Kuq.

Të gjithë personat juridik të interesuar dhe qytetarët mund të dhurojnë para në: Llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së - 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka Komerciale me shënim: ndihmë për përballimin e pasojave ndaj zjarreve.

Qytetarët mund të dhurojnë 100 denarë me thirrje në numrin e telefonit 143 400 në Telekomin e Maqedonisë dhe A1. 

Për donacione të fondeve në valutë të huaj: 

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN

BANK NAME: BANKA KOMERCIALE SHA SKOPJE

BANK ADDRESS: RR. ORCE NIKOLLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SËIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

Nga Kryqi i Kuq theksojnë se në mënyrë aktive janë përfshirë në operacionin për përballje me zjarret në vend. Përmes ekipeve të saj mobile është përfshirë në mbështetjen logjistike të ekipeve, institucioneve dhe qytetarëve të angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Gjatë aktiviteteve në terren janë shpërndarë 200 pako me ushqime dhe 200 për higjienën, 20 ton ujë për forcat zjarrfikëse në rajonet e prekura nga zjarri. Ata tregojnë se janë instaluar tanke - sisteme për mbushjen e helikopterëve me ujë që shkurtojnë kohën e shuarjes së zjarrit me një kapacitet në total prej 8.000 litrash me rimbushje të vazhdueshme, të shërbyer nga ekipe të Kryqit të Kuq të Republikës dhe ekipe të pushtetit vendor në rajonet përkatëse.

Kryqi i Kuq i RMV-së shpreh mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të kompanive të cilët janë përfshirë në aksionin humanitar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR