• e hënë, 24 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryqi i Kuq: Deri tani janë grumbulluar 43.149.360 denarë për mbështetjen e të pësuarve nga zjarri në Koçan

Kryqi i Kuq: Deri tani janë grumbulluar 43.149.360 denarë për mbështetjen e të pësuarve nga zjarri në Koçan

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut informon se deri tani janë grumbulluar 43.149.360 denarë për mbështetjen e të pësuarve nga zjarri në Koçan dhe familjeve të tyre.

"Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojmë të tregojmë humanizëm dhe solidaritet për të pësuarit nga zjarri në Koçan. Falënderojmë të gjithë ata që dhuruan dhe ju informojmë se jemi në fazën përgatitore për pagesën fillestare të mjeteve të grumbulluara për nevojat më urgjente të destinuara për të pësuarit nga zjarri në Koçan", thuhet në kumtesë.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut bën të ditur se dje ishte pjesë e organizimit të funeraleve të personave që humbën jetën tragjikisht nga zjarri në Koçan. Gjithsej 165 vullnetarë u angazhuan si ekipe të ndihmës së parë dhe mbështetjes psikologjike, u vendosën pika kontrolli dhe u ofrua mbështetje logjistike në të gjitha lokacionet ku u kryen funeralet, si dhe u sigurua pajisje funerale dhe transport për viktimat.

"Jemi të vetëdijshëm për situatën dhe shprehim ngushëllime për dhimbjen dhe pikëllimin e familjeve të prekura dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë. Kryqi i Kuq i RMV-së është në kontakt me shoqatat partnere nga vendet ku janë të hospitalizuar të lënduarit nga zjarri  të cilëve u është ofruar mbështetje për familjet e të lënduarve. Mbështetje e veçantë është ofruar nga organizatat e Kryqit të Kuq të Serbisë, Bullgarisë, Sllovenisë dhe Greqisë", thuhet në komunikatë.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR