• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska u zgjodh kryetare e re e partisë politike Alternativa e Re

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska u zgjodh kryetare e re e partisë politike Alternativa e Re

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Me vendim njëzëri të të gjithë delegatëve të partisë politike Alternativa e Re, kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sonte u zgjodh kryetare e re e kësaj partie politike. 

Arsovska pas zgjedhjes së saj si kryetare e partisë theksoi se është koha që politika të jetë garë e ideve, projekteve, metodave dhe ofertë me jetë më të mirë. 

"Ndryshe nga kuptimi i mëparshëm për të si një mënyrë për të fituar privilegje dhe për tu pasuruar më shpejt. Politika nuk duhet të jetë burim përçarjesh, ndarjesh. Ajo duhet të jetë pikë bashkimi dhe urë për të kapërcyer të gjitha problemet përmes dialogut", tha ajo.

Arsovska informon se partia Alternativa e Re do të ketë katër postulate mbi të cilat do të bazohet - drejtësia, çlirimi i ekonomisë nga kufizimet e kapitalit të madh dhe futja e mundësive të barabarta, lufta kundër korrupsionit dhe krimit dhe digjitalizimi i plotë i administratës publike. Ajo bëri të ditur se aktivitetet e partisë për përzgjedhjen e organeve dhe programit do të nisin nga java e ardhshme.

Arsovska në deklaratë për mediat informoi se partia Alternativa e Re do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe theksoi se për ata mbeten të hapura të gjitha opsionet për koalicionim. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR