• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, ia uroi zgjedhjen Gashit

Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, ia uroi zgjedhjen Gashit

Tiranë, 29 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, ia uroi zgjedhjen Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit të RMV-së.

"Urime për kryetarin e ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Me besim se bashkëpunimi parlamentar mes kuvendeve të dy vendeve do të përmirësohet dhe zgjerohet", thuhet në urimin e Nikollës.

Zgjedhjen ia uroi edhe Ilir Meta, ish-kryeparlamentari, ish-presidenti i Shqipërisë dhe lideri aktual i Partisë së Lirisë.

"Besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik, si dhe do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike. Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut", ka shkruar Meta në Fejsbuk. 
 
 Urime për Gashin kanë dërguar edhe liderë të disa partive politike. ls/
 

Foto: FB Nikolla/Meta

 

QËNDRONI TË LIDHUR