• e premte, 27 dhjetor 2024

Kryetari Merko realizoi takim me përfaqësues të kompanisë kanadeze "Magna"

Kryetari Merko realizoi takim me përfaqësues të kompanisë kanadeze

Strugë, 13 prill 2023 (MIA) - Shkollat e mesme në Strugë, kanë kapacitet për krijimin e kuadrove profesionale për profesionet specifike që kërkohen në "Magna", theksoi kryetari Ramiz Merko në takimin e sotëm me përfaqësues të kompanisë kanadeze.

Në këtë drejtim, sipas tij, mund të ndihmojë edhe arsimimi i dyfishtë dhe drejtimet e reja për nevojat e atij tregu të punës.

“Me këtë ne po krijojmë mundësi për punësim të profesionistëve të rinj dhe po përmirësojmë ekonominë lokale dhe standardin e jetesës së qytetarëve tanë. Si kryetar bashkie, jam shumë i përkushtuar për të arritur sukses puna jo vetëm për këtë fabrikë, por edhe për të gjitha investimet e tjera të rëndësishme që sjellin vende të reja pune, të ardhura më të larta dhe jetesë më të mirë”, tha Merko.

Fabrika Magna ndodhet në ZZHTI Strugë, si filial, ku prodhohen dhe montohen pasqyrat dhe komponentët e tjerë (pasqyra e jashtme, motori për lëvizjen dhe motori për lëvizjen e pasqyrës së jashtme, me instalimet shoqëruese), si dhe një modul-sistem të caktuar për furnizimin me rrymë të automjeteve me bateri (power charging flaps).

Në një sipërfaqe prej 17.000 m2, kjo fabrikë në Strugë aktualisht punëson 500 punëtorë, me plane që ky numër të shkojë në 1.200 punëtorë në vitin e ardhshëm. fc/

Fotografia: Komuna e Strugës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR