• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Tetovës për vizitë në komunat në Turqi me fokus në projektet për infrastrukturë

Kryetari i Tetovës për vizitë në komunat në Turqi me fokus në projektet për infrastrukturë

 Tetovë, 30 tetor 2024 (MIA) - Disa çështje me interes të ndërsjellë për përmirësimin e shërbimeve dhe projekteve infrastrukturore në të dyja vendet ishin në fokus të takimit të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe Unionit të Komunave Turke në Botë, informojnë sot nga Zyra për Komunikime dhe Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Tetovës.

 "Në kuadër të këtij takimi, kryetari Kasami shprehu angazhimin e Komunës së Tetovës për të përforcuar marrëdhëniet ndërmjet institucioneve lokale dhe për të përfituar nga përvojat dhe praktikat e suksesshme të Unionit të Bashkive Turke. Palët diskutuan gjithashtu mbi organizimet e ardhshme të Unionit në disa vende të ndryshme, përfshirë edhe Tetovën, duke u përqendruar në projekte që synojnë zhvillimin e komuniteteve përmes ndërtimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të shërbimeve publike", kumtuan nga Komuna e Tetovës.

 Nga atje theksojnë se kjo vizitë thekson përkushtimin e Komunës së Tetovës për ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.

"Komuna e Tetovës vazhdon të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe projekte të reja për qytetarët tanë" theksohet në kumtes[n e Komunës së Tetovës.

Foto: Komuna e Tetovës

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR