• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, me rastin e Festës së Fitër Bajrami, uroi besimtarët myslimanë. 

"Festa e Fitër Bajrami karakterizohet me përmbushjen e qëllimit të sakrificës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë festë duhet të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit, Ju dëshiroj sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie në familjet e juaja. Andaj në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar Festën e Fitër Bajramit gjithë besimtarëve mysliman!", ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR