• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetari i PDE-së, Hoxha u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Begaj

Kryetari i PDE-së, Hoxha u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Begaj

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha, i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami realizuan takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Në takim, siç thuhet në kumtesën e PDE-së, u bisedua për sfidat aktuale politike në rajon dhe nevojën për angazhim maksimal për rrugëtimin e vendeve tona drejt antarësimit në Bashkimin Evropian.

"Kryetari Hoxha njoftoi presidentin Begaj për nismën e Partisë Demokratike Evropiane si forcë e re politike e cila ka për synim angazhimin maksimal për të kontribuar në përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian që së bashku me Shqipërinë të realizojmë synimin strategjik për të qenë pjesë e përbashkët e familjes evropiane", thuhet në kumtesë.

Hoxha dhe Begaj u dakorduan për të vazhduar komunikimin edhe në të ardhmen duke bashkëvepruar në interes të realizimit të synimeve strategjike të dy vendeve tona. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR